Taulant Balla i ka drejtuar disa pyetje Lulzim Bashës pas publikimit të provave të reja nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, për çështjen e 3.4 milionë eurove të sekuestruara.
A ke njohje personale ti Lulëzim Basha edhe me personat e shpallur në kërkim?
A kanë qenë ata financues të Partisë Demokratike në aktivitete politike të saj?
A bëjnë pjesë këta persona në një anturazh të ngushtë të Lulëzim Bashës?
Reagimi i plotë i Taulant Ballës:
Lulëzim Basha nuk paska as turp as minimumin e dinjitetit!
Dje në Kuvend u bë publike një prej provave që e penalizon rëndë Kryetarin e Partisë Demokratike për lidhjet e drejtëpërdrejta me personat e shpallur në kërkim A.V. dhe E.V.
Në respekt të ligjit kjo provë do të depozitohet në organet e drejtësisë.
Lulëzim Basha jo vetëm që është i lidhur ngushtë me vëllain e njërit prej personave në kërkim nga Policia, por ai duhet të sqarojë publikun:
A ke njohje personale ti Lulëzim Basha edhe me personat e shpallur në kërkim?
A kanë qenë ata financues të Partisë Demokratike në aktivitete politike të saj?
A bëjnë pjesë këta persona në një anturazh të ngushtë të Lulëzim Bashës?
Përpjekja e sotme e PD që shpifjen ta kthejë në qëndrim zyrtar të Partisë Demokratike, për ta përdorur si alibi në procesin gjyqësor, nuk e shpëton dot Lulëzim Bashën!/Ekskluzive.al