Kryeministri Edi Rama ju ka thënë sot ‘mirëmëngjes’ fansave me këto super pamje nga Ulëza e rilindur. Rama ka publikuar në ‘Facebook’ një video, ku tregon Ulzën e transformuar dhe të shndërruar në një destinacion turistik fantastik.
Duke uruar një ditë të bukur, kryeministri shkruan se tashmë në këtë pjesëz të bukur të natyrës shqiptare mund të shkosh për më pak se dy orë nga Tirana.
MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Ulëza e rilindur në një destinacion turistik fantastik, më pak se dy orë larg nga Tirana, ju uroj një ditë të bukur.