Këto ditë po organizohen festat më të mëdha. Mbrëmjet e maturës janë kthyer në festa gala ku adoleshentët kanë shpenzuar shuma të mëdha për veshjet. Dje në mbrëmje janë zhvilluar shumë festa nga maturantët. Ne ndoqëm festën që zhvilluan gjimnazistët e zonave rurale të Tiranës në Ndroq.
E mes ngjyrave dhe shkëlqimit të rreth 100 të rinjve mbrëmja e maturës i ngjante një ngjarjeje gala.
“Ka paragjykime për shkollat e fshatit, por gjimnazi ynë renditet i treti prej disa vitesh për kartën e performancës”, shprehet Enkeleda Braja, drejtoresha e shkollës “Sadi Nuri”, në Ndroq. Por si e kujton zysha mbrëmjen e saj të maturës. “Një mbrëmje e thjeshtë në konvikt, por shumë e bukur që e kujtoj edhe sot”, shprehet ajo.
Pas shkëlqimit fshihen edhe sakrifica që këta nxënës kanë bërë për shkollimin.
“Banoj në Pezë-Helmës dhe bëja përditë nga një orë në këmbë për të shkuar në shkollë”, shprehet një nxënëse.
Përgjatë mbrëmjes u ndanë certifikata për nxënësit më të spikatur për rezultatet.