Këto janë fotografitë e tmerrit që përjetuan banorët e Gërdecit, më 15 Mars 2008, ku mbetën të vrarë 26 persona, përfshirë gra e fëmijë, duke u gjymtuar 300 të tjerë dhe duke shkatërruar shtëpi e toka.
Tragjedia e Gërdecit ndodhi si pasojë e babëzisë së një grupi njerëzish për t’u pasuruar dhe sot mbetet ende në dosjet e një krimi shtetëror ende i pandëshkuar.
Më poshtë, redaksia e Ekskluzive.al, paraqet përmes fotove, atë çfarë ngeli nga fabrika e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec.
Pamjet apokaliptike të një fshati, që nuk ekziston më. Tragjedia që tronditi Shqipërinë dhe botën, sot, vazhdon të jetë pjesë e debateve të mëdha të një drejtësie të munguar.
Vrisni… e prisni… sa të doni… të rrufsha pallën o “drejtësi”!/Ekskluzive.al