Atletja shqiptare Luiza Gega ka triumfuar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, duke fituar medalje ari në disiplinën 3000 metra me pengesa.
Gega regjistroi kohën 9’27”73. Kjo ishte medalja e parë e artë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare të këtij edicioni.
Shqiptarja la pas atleten tuniziane Habiba Ghribi, e cila u rendit e dyta me kohën 9’34’’62,3.