Nga Arbër Mali
“Atdhetar” Luli, korrupsionin në Shqipëri nuk po e bënë gjyshja ime 100 vjeçe, as pastruesit e pusetave, as shitësit e farave nëpër rrugë, as pensionistët, as familjet me ndihmë ekonomike dhe as fëmijët jetimë që lypin, por e bëni ju dhe vetëm ju bashkërisht.
Krimet, korrupsionin, trafiqet pazaret kundër interesave të vendit e të popullit, i bëni vetëm ju batakçinj që nëpërmejt këtyre kimeve e ndryësive në kurriz të popullit e vendit, keni vënë pasuri SHEIK-ësh, keni miliarda e lingota floriri me tepër se Thesari Shtetit, keni monopolet ekonomike, koncesionet, bizneset VIP, fshatrat turistik, sarajet, llogaritë bankare dhe familjet me jetë luksi, në vendet më të fuqishme të botës!
Nëse je vërtetë “atdhetar” siç hiqesh o Luli, mos kërko të hiqet qeveria, por nise me veten, hiq shtetësisnë holandeze të familjes tënde dhe tenden nga ai shtet, në shenjë proteste publike, për veton “JO” që Holanda vuri kundër Shqipërisë, në rast të kundërt, mos na broçkollit nëpër televizione, por ngarko “rraqet” dhe mbathja nga “sytë këmbët” atje ku votohet kundër Shqipërisë.
Boll të kemi toleruar copëtimin e Shqipërisë, vjedhjen e 220 milionë eurove të taksave tona, vrasjen e 4 protestuesve nnë mes të bulevardit, zaptimin e qindra hektarë troje e toka për biznese me kunetër, kunata, vëlla, vjehërr e fazllicër!