Mbyllen llogaritë në grupin G me dy ndeshjet e fundit Belgjikë-Angli 1-0 dhe Panama-Tunizi 1-2. Këto rezultate nuk ndryshojnë skuadrat e kualifikuara, pasi për më tej kalon ekipi belg dhe anglezët, ndërsa skualifikohen panamezët dhe tunizianët. Skuadra e Belgjikës e mbylli grupin G në vendin e parë, pasi i fitoi të 3 ndeshjet, e ndjek Anglia me 6 dhe Tunizia me 3, Panamaja e mbyll me 0 pikë.
Shënues: Januzaj 51′
Belgjika mposhti Anglinë me rezultatin 0-1. Ekipi belg fitoi me anë të futbollistit me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, ai kaloi Belgjikën në avantazh në minutën e 51′ duke e zhbllokuar ndeshjen në 1-0. Lojtari i Real Sociedat lëshoi një silurë nga hyrja e zonës duke e pushuar topin në cepin e portës së Picford. Portieri i Everton-it u dorëzua para gjuajtjes së shqiptarit. Takimi nuk kishte shumë ritëm.
Panama – Tunizi 1-2
Shënues: Meriah 33′ (autogol) / Ben Youssef 51′, Khazri 66′
Tunizia mori 3 pikët e para në këtë botëror duke përmbysur Panamanë. Ekipi tunizian e humbi pjesën e parë, por e nisi ndryshe pjesën e dytë, pasi barazuan rezultatin në minutën e 51′ me Ben Youssef. Aksion model i tunizianëve duke i dhënë leksion ekipit të Panamasë. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 66′. Asnjë ndryshim deri në fund.