osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rama mesazh falenderimi policisë: Vijoni pandalur!

Rama mesazh falenderimi policisë: Vijoni pandalur!

Kryeministri Rama ka reagur pas operacioneve të fundit të Policisë së shtetit ku është  bërë e mundur zbardhja dhe arrestimi i autorëve të përfshirë në rrjete të ndryshme kriminale.

Rama ka falenderuar Policinë e Shtetit duke i nxitur që të vijojnë punën e nisur.

“Në pak ditë e deri në orët e fundit, Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar.”-shkruan ndër të tjera Kreu i Ekzekutivit në rrjetin social facebook.

Statusi i plotë:

Falenderoj dhe nxis Policinë e Shtetit për të vijuar papushim më tej punën e mirë.

Rezultatet që po vijnë si shpërblim i një pune të palodhur, janë vërtet shumë inkurajuese.

Në pak ditë e deri në orët e fundit, Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar.

1.
Në Tiranë, u arrestuan në kohë rekord autori i dyshuar si ekzekutor dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, në ngjarjen e ndodhur në 29 janar, ku mbeti i vdekur një person.

2.
Në Shkodër, u zbardh ngjarja e datës 13 janar, ku të plagosur nga një shpërthim i telekomanduar mbeten 8 persona, përfshirë këtu edhe objektivin e sulmit. U arrestuan 2 autorët e dyshuar.

3.
Në Elbasan, u godit një grup i strukturuar kriminal, me 5 persona të arrestuar dhe 1 në kërkim; u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse, armë, para dhe kanabis.

4.
Në Fier, u zbardh vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e 4 Exchange-ve, ndodhur ditët e fundit. U arrestua autori i dyshuar.

5.
Në Lezhë, u sekuestruan 1.4 milion euro pasuri me burim të dyshuar kriminal, në një operacion të finalizuar një ditë më parë.

#PoliciaqëDuam për #Shqipërinëqëduam