Për herë të pestë janë dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë Speciale të Kosovës (PRSK) nga Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Sikurse raportojnë disa prej mediave kryesore kosovare: Mevlyde Mezini-Saraçi, nga ky grup, u bëri apel edhe komunave të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë sikurse Gjakova. Ajo ka bërë të ditur se ka mjaft dëshmi të ofruara për të hetuar e gjykuara krimet që kanë ndodhur në Gjakovë, ngase dëshmitë e familjarëve janë të sakta e me detaje.
“Duke parë mosangazhimin dhe mosinteresim e Qeverisë së Kosovës të institucioneve të drejtësisë ne si shoqërisë civile kemi filluar këtë punë disa vite më parë pikërisht këtë vit e kemi gjetur një përkrahje nga kryetari i Komunës së Gjakovës i cili na ka mundësuar një zyre. Zyre kjo në të cilën çdo ditë po vijnë qytetarë për të dëshmuar për ato që deri më tani nuk janë kanë të ditura”.
Mendoj se ka mjaft dëshmi gjykata ka nevojë që ata të gjitha e kanë shkruar numrin persona mund të dëshmojnë”.Pas dorëzimit të kallëzimeve penale, përfaqësuesja Mevlyde Mezini – Saraçini tha se nga një person zyrtar janë njoftuar se Prokuroria Speciale është duke u marrë me këto kallëzime dhe se janë duke i kompletuar.
Sipas saj, ky është një lajm i mirë pasi drejtësia ka marrë rrugën e duhur. Departamenti për krime Lufte udhëhiqet nga Koordinatorja, prokurorja speciale Drita Hajdari.