Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare ka reaguar në lidhje me audio-përgjimin e publikuar pak kohë më parë nga PD, duke kërcënuar hapur kreun e saj, Lulzim Basha.
“Kush tenton ti bëjë gropën tjetrit, patjetër do bjerë vetë brenda. Ka ardhur dita që çdo fjalë të matet me peshën ligjore që mban”-u shpreh ministri Xhafaj.
Ndërsa referuar deklaratave të Bashës në seancën e kaluar parlamentare, ku i drejtoi gishtin mazhorancës në lidhje me sasinë e eurove që u kap në Durrës, Xhafaj i kërkoi Bashës të tregojë emrin e agjencisë, nga e cila pretendon se ka marrë informacion.
Nga ana tjetër, ministri Xhafaj iu ka bërë thirrje deputetëve të hetojnë dhe gjykojnë punën e tij deri në detajin më të imët.
Gjithashtu, ministri Xhafaj ka sfiduar hapur opozitën, ndërsa u shpreh se “Jam dhe mbetem ministër i kësaj qeverie dhe do bëj detyrën në shërbim të qytetarëve”.