Deputeti i Kuvendit të Serbisë Slavisha Ristiç ia ka dërguar një letër kryetarit të Rusisë Vladimir Putinit në të cilën e ka kërcënuar kryetarin Serbisë Aleksandar Vuçiç se nëse përpiqet të arrijë paqen të e nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, do të përfundojë si ish –kryeministri serb Zoran Gjingjiç, i vrarë në Beograd në marsin e vitit 2003, transmeton Koha.net.
Ristiç, përcjell “novosti”, në letër ka përkujtuar se “në historinë e marrëdhënieve ruso-serbe, serbët udhëheqësve rusë u janë ankuar për armiqtë e shumtë të serbëve “, ndërsa ka shtuar ata tash për herë të parë janë të detyruar të ankohen për tradhtitë e autoriteteve serbe.
Ristiç pranon se “misioni i Putinit tek autoritetet aktuale të Beogradit është delikat, por megjithatë e ka ftuar që ai t’ua sqarojë atyre se kurrfarë euro-integrimesh nuk mund ta kompensojnë humbjen e territorit siç është Kosova dhe që, nëse arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, Putin mos ta përkrahë atë zgjidhje.