Tentoi të bënte korrupsion pasiv me organet e policisë djaloshi në timon por…
Policia Rrugore në Tiranë ka arrestuar dje shtetasin me iniciale P.Ç, 23 vjeç, banues në Ersekë.
Ky i fundit tentoi të korruptonte policinë me 2000 lekë të reja.
Arrestimi i tij u bë në rrugën e “Dibrës”, rreth orës 18:40.
Sipas policisë, i riu kaloi semaforin me të kuqe.
Kartëmonedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së Tiranës.