Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, si pasojë e të cilit një grua ka mbetur e plagosur rëndë, ndërsa janë plagosur lehtë disa pasagjerë në një atuobus të Kosovës.
Sipas të dhënave të para thuhet se mjeti tip “Ford” me targa AA 053 MO që drejtohej nga shtetasja Liljana Kullaj është përplasur me autobusin e linjës së Kosovës me targa RKS 05 252 DG.
Si pasojë e aksidentit, gruaja ka mbetur e bllokuar në automjet ndërsa është kërkuar ndihma e zjarrfikësve të Shkodrës për ta nxjerrë. Ajo ka marrë fraktura të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa bëhet me dije se së bashku me të ndodhej edhe shtetasja Rita Odea e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti tip “Ford” po shkonte nga Shkodra në drejtim të Lezhës ndërsa autobusi i Kosovës në drejtim të Shkodrës.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.