Duket se kryedemokrati Lulzim Basha nuk e shijoi dot deri në fund denoncimin publik për kapjen e 3.4 milonë eurove në Portin e Durrësit.
Me dashje apo pa dashje, ai harroi që vëllain e një ndër autorëve e kishte pritur në zyrën e tij dhe e kishte ngarkuar me detyra të rëndësishme në Lurë, si komisioner apo koordinator të PD-së.
Gjithsesi, tashmë pas “Babales”, mund të gëlltitet lehtë çdo blof politik duke shfrytëzuar shprehjen popullore: “E hëngri turpin me bukë”, veç duke shtuar pak “ujë të ftohtë” në zyrën e doktorit për ta tretur më kollaj.
Më poshtë gjeni një video ku shfaqet një toreador i cili duket se pasi përballet me një dem, zhvishet lakuriq.
Mbase edhe përballjet e Bashës kohët e fundit fatkeqsisht kanë pasur të njëjtin fat, ku demat të cilëve i është vërsulur i kanë zhveshur një kostum dhe i kanë veshur një tjetër.