“Punonjësit e postës së Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se 2 turistëve të huaj u ishin vjedhur nga motorri në parkingun e një lokali në zonën e Krahësit Tepelenë, dokumentet dhe portofoli me një sasi parash, menjëherë nisën punën për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas policisë, pas rreth 1 ore është identifikuar autori, si dhe u ndalua rreth një kilometër e gjysmë larg vendngjarjes, së bashku me lekët dhe dokumentet e vjedhura.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi Bujar Hyseni, 44 vjeç, banues në Memaliaj.
Ai ka vjedhur nga çanta, të cilën turistët e kishin lënë mbi motor, jashtë lokalit ku po drekonin, portofolin me lekë, pasaportën dhe disa dokumente të turistëve polakë T.C, 46 vjeç dhe A.C, 47 vjeçe, bashkëshortë.
Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për “Vjedhje”.