Brazili ka bërë detyrën në sfidën e fundit të Grupit E duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ve të Kampionatit Botëror.
“Seleçao” nuk e vuri për asnjë moment në diskutim fitoren përballë Serbëve të cilët kthen në shtëpi pas një dështimi të bërë në ndeshjet e fazës së grupeve.
Skuadra e drejtuar nga Tite triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 duke e dominuar takimin gjatë gjithë 90 minutave përballë një Serbie që ishte e pafuqishme për të përballuar presionin e brazilianëve.
Golin e parë të takimit e shënoi Paulinjo në minutën e 36-të të takimit duke e kaluar topin mbi portierin Stojkoviç pas një asisi spektakolar të marrë nga Kutinjo duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-0.
Në pjesën dytë do të ishte qëndërmbrojtësi Tiago Silva ai që shënoi golin e dytë për Brazilin në minutën e 68-të duke goditur në mënyrë perfekte me kokë që e dërgoi për herë të dytë topin pas krahëve të portierit Stojkoviç.
Brazilianët e kalojnë grupin si kryesues me 7 pikë të grumbulluara, ndërsa ekipi që i bashkohet është Zvicra që kaloi dhe ajo në fazën tjetër pas barazimit të marrë në ndeshjen kundër Kosta Rikës.
“Helvetët” barazuan me rezultatin 2-2 ku i pari që shënoi për Zvicrën ishte mesfushori me orgjinë shqiptare Blerim Xhemajli ndërsa goli i dytë u shënua nga ana e Drmic, kurse për Kosta Rikën golat u realizuaN nga ana e Ëaston dhe Ruiz.
Zvicra kalon si ekip i vendit të dytë m e 5 pikë
Në fazën tjetër Brazili do të përballet kundër Meksikës, ndërsa Zvicra do të sfidojë Suedinë.
Më poshtë dy golat në takimin Brazil-Serbi. (TemA)
Goli i shënuar nga ana e Paulinjos
Goli i shënuar nga ana e Tiago Silvës