osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një dritë në fund të tunelit për negociatat dhe mallkimi i ambasadorëve nga PD

Një dritë në fund të tunelit për negociatat dhe mallkimi i ambasadorëve nga PD

Fakti që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndetën Shqipërinë dhe Maqedoninë për marrjen e një date për hapjen e negociatave dhe miratimin e hapjes së procesit, duke theksuar disa detyrime që duhet të përmbushin gjatë këtij viti, ka rritur agresivitetin e opozitës kundër ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri.

Gara qesharake për ta lexuar nga opozita, si ditë të zezë, caktimin e datës për negociatat, dhe si fitore të madhe nga qeveria, natyrisht që ka brenda plot politikë, por e vërteta është se Shqipëria dhe Maqedonia kanë fituar datën e hapjes së negociatve, çka do të thotë se procesi nuk mund të shtyhet pa fund, dhe tashmë ka një datë që ne do të nisim negociatat.

Pra, thelbi i gjithë asaj që ndodhi, është se bëmë një hap të madh përpara.

Dhe ka mjaftuar kjo, që opozita shqiptare t’u shpallw luftë ambasadorëve.

Lulzim Basha sot, njësoj si një vit më pare në çadër, filloi të sulmojw ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri që përshëndetën marrjen e nje date për hapjen e negociatave, a thua se është “faji” i ambasadorëve që nuk u realizua skenari i opozitës për bllokimin e negociatave.

Më 28 qershor Shqipëria dhe Maqedonia mund të ndesheshin me refuzimin për të njohur progresin dhe shtyrjen e bisedimeve, për shkak të Francës apo Holandës, por në fakt ato fituan një datë kur do çelen negociatat, dhe u la kohë të bëhen përparime në disa fusha.

Kjo nuk është vepër e ambasadorëve, por qëndrim realist i BE ndaj situatës në Shqipëri dhe Maqedoni, qëndrim i cili nuk është arritur me lobim apo para, por me plotësim të axhendës së BE në këto dy vende.

Me aq shumë sa Basha dhe PD luftoi kundër negociatave, me aq shumë sa pagoi kompani lobiste të na nxinin dhe për krimin e organizuar, sot duhet të ishin të lumtur nëse do të shtyhej procesi. Por ata janë të mërzitur se më në fund u vendos një afat dhe ne kemi dritë në fund të tunelit për në BE.

Dhe për këtë ai gjen armiq ambasadorët.

Ideja e Bashës se punët zgjidhen me ambasadorë dhe me para, duket se e ka kthyer PD në një repart sovjetik, që vë në shënjestër të propagandës çdokënd që mendon se i ka prishur planet e saj.
Në këtë rast, planet kundër Shqipërisë.(tema)