“Bashkimi Europian është duke u përballur me një krizë ekzistenciale dhe mund të shpërbëhet brenda 12 muajve të ardhshëm”.
Kështu thotë në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, ministri i Brendshëm italian dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvinin.
“Në muajt e ardhshëm do të vendoset nëse Europa do të ketë ende një të ardhme në formën e saj aktuale, ose nëse gjithçka është e kotë.
Nuk është vetëm çështja e buxhetit për shtatë vitet e ardhshme.
Përpara kemi zgjedhjet europarlamentare.
Brenda një viti, do të shohim nëse do të ketë apo jo një Evropë të bashkuar”, thotë Salvini.
Ai i kërkoi BE-në “së pari të ndihmojë për refugjatët dhe pastaj të diskutohet për bashkimin monetar dhe borxhin.