Që Botërori i Rusisë konsiderohej si i surprizave kjo nuk kishte asnjë dyshim, por që Koreja e Jugut do të eliminonte Gjermaninë nga ky turne, këtë pakkush mund ta kishte imagjinuar.
Gjithçka ka ndodhur në ditën e sotme, teksa gjermanët kanë humbur me rezultatin 2-0, duke humbur mundësinë për të vazhduar turneun edhe jashtë ndeshjeve të grupeve.
Turpërimi shtohet në një ditë të tillë, kur shohim lojtarët që arritën të mundnin kampionët e Lëvit në ditën e sotme.
Në formacionin e hedhur nga minuta e parë nga ana e Koresë së Jugut, ishin 5 futbollistë të kampionatit vendas, pra baza e tyre niste nga kjo pikë, shkruan Vip Sport.
Përtej ndonjë elementi të veçantë si Son i Totenhemi, pjesa tjetër luan në kampionatin japonez dhe kinez.