Gjesti i festimit të dy shqiptarëve që luajnë për kombëtaren zviceriane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me simbolin e shqiponjës, ka ngjallur reagime jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek populli zviceran.
Lajmi më i fundit për ‘shqiponjën’ vjen nga Luzerni, ku një fabrikë që prodhon birrë ka vendosur të ofrojë një ambalazh special në mbështetje të kombëtares në përballjen e sotme ndaj Kosta Rikës.
Në ambalazhin e birrës Luzerner Bier, është një fotografi e shqiponjës dykrenare që e përdorën Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, pas golave në ndeshjen ndaj Serbisë.
FIFA ka gjobitur dy futbollistët shqiptarë dhe kapitenin e Zvicrës me 10 mijë dollarë secili dhe duke iu ndaluar përdorimin e simbolit të shqiponjës gjatë këtij botërori.
Zvicrës i duhet të paktën një barazim përballë Kosta Rikës për të kaluar fazën e grupeve.