HomeKronike

U ndje keq në sallën e Gjykatës së Apelit, vdes në QSUT avokati Gjovalin Ulndreaj

U ndje keq në sallën e Gjykatës së Apelit, vdes në QSUT avokati Gjovalin Ulndreaj

Një avokat humbi jetën në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Gjykata e Apelit reagoi pas ngjarjes, duke sqaruar se ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në momentin kur po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër, i ndjeri ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.

“Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit. Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj”, nënvizohet në njoftimin e institucionit.