Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur procedimin disiplinor për disa efektivë të policisë kufitare Durrës dhe krimit ekonomik.
Ka qenë Shërbimi Informative Shtetëror, agjencia që ka lajmëruar policinë e shtetit 4 orë më vonë pasi fakti për një “Toyota” me para u bë me dije parlament.
Për rrjedhjen e këtij informacioni mësohet se edhe prokuroria ka nisur një hetim paralel krahas atij për 4 personat e arrestuar dhe 2 të tjerëve që janë shpallur në kërkim.
Katër personat e ndaluar pritet të dalin të enjten në gjykatë për masën e sigurisë ndërsa organi akuzës po verifikon nëse në të kaluarën janë kryer importime të tjera të automjeteve në këtë formë.
Hetuesit po kalojnë në sitë edhe veprimtarinë e kushërinjve Vladi, të cilët dyshohet se janë porositësit dhe pritësit e 3.4 milion eurove. Ndërkohë 4 personat e arrestuar kane mohuar para prokuroreve te kishin dijeni se ne automjetet që po transportonin nga Belgjika, ishin fshehur paratë.