Juventusi ka pësuar sot humbjen e parë për këtë sezon në Serinë A. Bardhezinjtë janë mposhtur në stadiumin “Diego Armando Maradona” me shifrat 2-1 nga Napoli.
Kolo Muani debutoi me gol për “zonjën e vjetër”, por goli i shënuar prej tij në minutën e 43-të nuk mjaftoi për të nxjerrë Juventusin me gol nga kjo transfertë.
Anguisa në minutën e 57 dhe Lukaku nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 69 përmbysën sfidën. Një fitore mjaft e çmuar për napoletanët, çka dallohej qartë në festën e tyre pas ndeshjes. Tashmë Napoli shkon 6 pikë më shumë se Interi, që nga ana tjetër ka një ndeshje më shumë në dispozicion për të zhvilluar.
https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2025/01/ssstwitter.com_1737832962063.mp4?_=1