Rei Manaj është kthyer në një formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi shqiptar i ka bërë sot të gjitha në ndeshjen Sivaspor-Kaysespor të përfunduar në shifrat 5-2.
Dy fola kanë ardhur nga sulmuesi shqiptar, ndërsa edhe në tre rastet e tjera kur topi ka hyrë në rrjetë, ishte falë asisteve të shqiptarit, duke përfshirë këtu edhe aksionin në të cilin u quajt autogol pasi lojtari i Sivaspor goditi dhe topi gjeti shtyllën, më pas trupin e portierit dhe rrjetën.
https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2025/01/ssstwitter.com_1737808924582.mp4?_=1