Një e mbijetuar e sulmit të Hamasit të 7 tetorit është zgjedhur për të përfaqësuar Izraelin në Eurovizion.
Yuval Raphael ishte në festivalin muzikor Nova, kur Hamasi udhëhoqi një sulm ndërkufitar nga Gaza në Izraelin jugor, ku qindra persona u vranë dhe shumë u morën peng.
Këngëtarja, në dëshminë e saj pas sulmit tha se për orë të tëra ishte fshehur nën trupat e pajetë.
24-vjeçarja doli e para në konkursin e këngës Rising Star. Ajo fitoi me performancën e ABBA’s Dancing Queen të cilën ia kushtoi viktimave të sulmit të kryer nga Hamasi.
Pas fitores, ajo tha: “Nuk mund ta shpreh me fjalë se sa e emocionuar jam. Faleminderit që më dhatë këtë nder të madh dhe që më besuat të përfaqësoj vendin tim në skenën e madhe të Eurovizionit në Zvicër”.
Kujtojmë se që nga sulmi i vitit 2023, ku vdiqën mbi 1,200 njerëz, Izraeli ka vrarë mbi 45,000 njerëz në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Rreth 90% e popullsisë së enklavës prej 2.3 milionë banorësh thuhet se janë zhvendosur.
Së fundmi u ra dakord për një armëpushim për konfliktin në Gaza dhe tashmë ka nisur kthimi i pengjeve dhe lirimi i të burgosurve.