Prej disa kohësh, miliarderi Xhorxh Soros është shpallur zyrtarisht si armik i Partisë Demokratike të Shqipërisë hjeshtë meqë është një komdhe motivin askush nuk e di apo thjesht sepse është një konkurent biznesi me Donald Trump.
Ka pafund teori konspiracioni nga ana e PD-së zyrtare, në lidhje me këtë të fundit.
Dy nga njerëzit që e kanë sulmuar me emër dhe mbiemër Xhorxh Sorosin, janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ndërsa mediat e kontrolluara nga ta, kanë pothuajse çdo ditë nga një shkrim kundër tij.
Është ironike në fakt, pasi Xhorxh Soros, për vite me radhë i ka sponsorizuar personalisht ata.
Fondacioni “Soros” në Shqipëri ka paguar për aktivitete ku kanë marrë pjesë Argita Berisha dhe Jambërbër Malltezi.
Sali Berisha edhe sot në moshën 81 vjeçare vazhdon luftën me mullinjtë e erës si Don Kishoti i Vuçidolit. Përdorja në çdo vend e emrit të Soros duket aq qesharake sa edhe të qeshësh është pak, duhet të mekesh nga e qeshura për përrallat dhe fantazitë e tij, si të një sëmuri mendor me paranoja.
Trimërit kur ishte askush, se Soros e paska kundërshtarë Sali Berishën, sepse ky pra Berisha nuk paska lejuar ndryshiet e kufijve të Kosovës, kur Berisha ishte një pensionistë me bebelina dhe Soros nuk ka asnjë lidhje me idenë e kësaj marveshje, ku iniciator kryesor ishte qeveria amerikane dhe vetë Trump në mandatin e parë.
Mirëpo shoku Sali harron, sepse vuan nga demenca, se ishte Vuçiç dhe Hoti që u ulën në zyrën ovale të Shhtëpisë së Bardhë për bisedime që… i paska ndauar Berisha.
Madje Berisha na paska ndaluar dhe Ballkanin e hapur i cili e mbaroi misionin e tij në shumë çeshtje si një mini shengen e deri te marëveshje tjera të rrëndësishme ekonomike dhe vazhdon me sfiden europiane të vendeve të Ballkanit Përëndimor
Këto janë dy çeshtjet që Soros na e paska armik Saliun.
Në fakt Soros i ka bërë dy dëme të mëdha Berishës financimin e Argitës, Abit dhe ushtarëve të tij dhe shkollimin e Lulit dhe gruas së tij që sot janë armiq të Berishës
Lulzim Basha, Aurela Basha, Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë përfituar ndër vite mijëra dollarë nga Fondacioni “Soros” me dokumentat që e provojnë këtë gjë, nga arkivat e Fondacionit “Soros” në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare të librit të llogarive të këtij Fondacioni, Lulzim Basha dhe Aurela Basha kanë studiuar me paratë e Sorosit në Holandë.
Është ironike në fakt, pasi Xhorxh Soros, për vite me radhë i ka sponsorizuar personalisht ata.
Fondacioni “Soros” në Shqipëri ka paguar për aktivitete ku kanë marrë pjesë Argita Berisha dhe Jambërbër Malltezi.
Këta të fundit kanë pasur një grup rinor me emrin “Perla”, bashkë me Eris Hoxhën nga PD, dhe kanë marrë fonde nga Fondacioni “Soros”.
Vetë Lulzim Basha, së bashku me të shoqen, kanë marrë bursa nga ky fondacion, për të studiuar në Holandë.
Gjithashtu, nga ky Fondacion kanë përfituar edhe ish-ministrat e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, por dhe Ivi Kaso.
Lulzim Basha ka gënjyer publikisht vite më parë në emisionin “Opinion”, ndërsa kishte ngritur çadrën para Kryeministrisë.
Ai tha se nuk ka marrë asnjëherë ndonjë fond nga ana e Xhorxh Sorosit, gjë që rrëzohet nga të dhënat e siguruara nga mediat.
Ndërsa në intervistën për Breitbar News, Basha u shpreh se ai beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan.
Basha pohoi se mbështetja e tij për presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit:
“Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit”, tha ai.
Të gjitha këto thëni dikur të Lulit, sot në gjume, pas gjilpërës së Berishës, i përsërit dhe Berisha.
të cilët kanë marrë mijëra dollarës nga Sorosi, që sot na qenka armik i tyre,
Mirëpo Soros as që e di se ekziston një ish komunist legjendar si fosil i sistemit diktatorial me emrin Sali Berisha dhe dëmi i vetëm që i ka bërë Soros është se me parat e tij ka shkolluar dhe financuar ish mikun e tij Lulzim Basha, sot armikun e tij dhe dhëndërrin dhe vajzën me “perlat” e tyre,
Soros dhe shoqërit e hapura janë dritare ajrosëse të demokracisë kur vetë Sali Berisha është shpallur armik i përjetshëm i demokracisë nga SHBA dhe sot rri duke përgjuar në dritare për ndonjë çudi nga Trump, duke pritur të binë “allatet” dashi, burrit të deles, jo DASH-it amerikan. /Ekskluzive.al