Pas një debati maratonë prej disa kohësh, aktorët shqiptarë duket se kanë rënë dakord se duhet ndërtuar një Teatër i ri Kombëtar.
Së fundi, janë bindur për këtë edhe aktorët më skeptikë dhe që deri më dje kanë bërë qëndresë të fortë, duke u bërë pengesë për ndërtimin e një teatri sipas standardeve evropiane.
Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte prej ditësh në negociata me aktorët për të gjetur një zgjidhje.
Veliaj poston sot një foto në krah të aktorëve Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka, të cilët kanë qenë mjaft skeptikë deri më tani, ku shkruan se kur ka vullnet, ka zgjidhje, duke lënë të kuptohet se tashmë është arritur marrëveshja me të gjithë aktorët për teatrin.
Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje! Mirënjohje nga zemra aktorëve, regjisorëve, arkitektëve, inxhinierëve e sidomos sindikatave e protestuesve!
Postimi i Veliajt në Twitter:
Kur ka vullnet, ka rrugezgjidhje! 👏
Mirenjohje nga zemra aktoreve, regjisoreve, arkitekteve, inxhiniereve e sidomos sindikatave e protestuesve! 🙏
Fale kontributit te secilit kemi nje marrveshje me te mire dhe jemi sot gati te nisim negociatat per nje Teater te ri Kombetar! 🎭
Kur ka vullnet, ka rrugezgjidhje! 👏
Mirenjohje nga zemra aktoreve, regjisoreve, arkitekteve, inxhiniereve e sidomos sindikatave e protestuesve! 🙏
Fale kontributit te secilit kemi nje marrveshje me te mire dhe jemi sot gati te nisim negociatat per nje Teater te ri Kombetar! 🎭 pic.twitter.com/vlc47ojmRM
— Erion Veliaj (@erionveliaj) June 27, 2018