osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

De Volkskrant: Progresi i Shqipërisë i dukshëm, por shqetësimi më i madh për Holandën janë punët e brendshme të BE-së

De Volkskrant: Progresi i Shqipërisë i dukshëm, por shqetësimi më i madh për Holandën janë punët e brendshme të BE-së

Frika e përsëritjes së një gabimi të bërë në kohën e anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në 2007 ka stepur Holandën, e cila gjithsesi ka vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Gazeta “De Volkskrant” duke komentuar qëndrimin e këtij shteti, thotë se “Holanda nuk i ka mbyllur sytë, por beson se BE nuk duhet të përsërisë gabimet e bëra në kohën e anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 2007. Shpejtësia shkoi përtej kujdesit të nevojshëm, kështu që ka ende shumë probleme në marrëdhënie me këto vende, përfshirë çështjet e anti-korrupsionit. Ka gjithashtu konflikte në Poloni dhe Hungari lidhur me shtetin ligjor. Është më mirë, sipas Hagës, të bëhen paraprakisht më mirë detyrat e shtëpisë”.

Shqetësimi më i madh për Holandën janë punët e brendshme të Bashkimit Evropian, ndërkohë që gazeta shkruan se Franca beson se BE fillimisht duhet të reformojë veten e saj; përpara se të shtohet me 30 shtete anëtare duhet të adaptojë rregullat e saj, për t’u bërë më deçizive. Me 28 vende anëtare dhe është shumë e vështirë për të treguar forcë, sipas francezëve.

Por Gjermania i dha argumente shteteve skeptike pse duhej dhënë “drita jeshile” për Shqipërinë dhe Maqedoninë. “ Ne jemi përgatitur për të hapur dritën jeshile. Unë do t’i inkurajoja miqtë tanë në Holandë dhe Francë për t’u bashkuar me ne”, u shpreh ministri gjerman Roth. Ai theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë është esencial për stabilitetin në Ballkan.

Ky i fundit ishte dhe argumenti i Komisionit Evropian. Ai bëri propozimin që në prill të fillonin negociatat e anëtarësimit me të dy vendet. “ Nëse ne nuk hapim veten ndaj vendeve të një rajoni shumë të komplikuar dhe tragjik dhe nuk u ofrojmë perspektivën evropiane, atëherë shpërthen përsëri lufta si në vitet ‘90”, është shprehur Juncker në Parlamentin Evropian.

Propozimi i komisionit u mbështet jo vetëm nga Gjermania por gjithashtu nga Austria, Suedia, Italia, Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia dhe Bullgaria. Ato janë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit: jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por edhe për Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën. Anëtarësimi ka filluar të negociohet me Serbinë dhe Malin e Zi.

Rëndësia strategjike

Mbështetësit e zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit nuk udhëhiqen vetëm nga frika e instabilitetit në Ballkan. Argumentet gjeopolitikë kanë peshë gjithashtu. Ata besojnë se BE duhet të angazhohet në këtë rajon me rëndësi strategjike për të parandaluar influencën e Rusisë, Kinës dhe Turqisë.
Me kompromis, është përmendur një vit për negociatat e mundshme me Shqipërinë dhe Maqedoninë: Qershor 2019. Me kusht që të bëhet progres i mjaftueshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Stef Blok, është shprehur se ai shpreson që Shqipëria dhe Maqedonia të bëhen një ditë anëtarë të BE. Ato kanë bërë progres në përpjekjet e tyre për të përmbushur kriteret e anëtarësimit. Por në të njëjtën kohë nuk janë ende atje. Premtimet dhe nxitjet fillestare nuk janë të mjaftueshme, duhet një periudhë më e gjatë progresi të qëndrueshëm në fushën e shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit e krimit, është mesazhi i ministrit.