osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Masakra e 1997 në Kuçovë ku u vranë 4 policë, SPAK kërkon burg përjetë për Fran Marashin

Masakra e 1997 në Kuçovë ku u vranë 4 policë, SPAK kërkon burg përjetë për Fran Marashin

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burg për jetë për Fran Marashin i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore ku u vranë 4 punonjës policie. Një vendim i Gjykatës së Lartë vendosi rigjykimin e dosjes 28 vite pas masakrës. Fran Marashi pretendoi se nuk i janë respektuar të drejtat dhe lirit themelore për një proces të rregullt ligjorë duke u shprehur se nuk ka pasur dijeni për gjyqin që është bërë në vitet 1999-2000, në ngarkim të tij.

Ai shton se është njohur me vendimin e gjykatës vetëm kur është arrestuar dhe ekstraduar nga Italia në Shqipëri në vitin 2006. Pas rigjykimi të dosjes prokurori Alfred Shehu këtë të martë, 21 janar 2025, në Gjykatën e Posaçme ka lexuar konkluzionet përfundimtare duke kërkuar mbylljen në burg për jetë për Fran Marashin.

Tashmë në seancën e radhës do të jetë fjala e mbrojtjes dhe më pasi vendimi i gjykatës mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Për këtë ngjarja më herët nga gjykatat janë dhënë dhe 3 burgime të përjetshme. Prej 13 dhjetorit 2024, Fran Marashi mbahet i izoluar në regjimin 41biss. Ka qenë një vendim i ministrit Manja që firmosi urdhrin për mbajtjen e tij nën vëzhgim për 1 vit për shkak të informacione që drejtoria e burgjeve kishte siguruar.

Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e datës 17 qershor 1997, ku u vranë 4 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e policisë ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur janë qëlluar me armë 150-200 metra larg vilës së Protoduarëve. Autoblinda e policisë ka ulur kapakët dhe është nisur në drejtim të sheshit në qendër të qytetit, por pa bërë 50-60 m rrugë, është goditur nga një predhë antitank nga vila e Protoduarëve.

Dëshmitari okular Lulzim Nexhipi ka thënë se në këtë moment mbi blindin e policisë janë hedhur shishe me lëndë djegëse si dhe është parë Lek Lorja e Fran Marashi që kanë hipur në tank. Pas kësaj janë dëgjuar dy gjuajtje të fuqishme dhe blindi ka marrë zjarr, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen duke u djegur brenda në blind policët Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami dhe Ilia Bano si dhe janë plagosur dy policë Thimi Tanku dhe Ylli Dhamo.

Nga të shtënat është vrarë edhe shtetasi Ilir Bani, i cili ndodhej në atë moment rastësisht. Sipas prokurorisë, autorë të krimit ishin anëtarët e bandës së drejtuar nga familja Protoduari.