osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Mero Baze: Për të gjithë ‘të bezdisurit’ nga përkujtimi i 21 Janarit

Mero Baze: Për të gjithë ‘të bezdisurit’ nga përkujtimi i 21 Janarit

Ka një përpjekje për t’u tallur me vrasjet e 21 janarit, sidomos me ritin e përkujtimit të tyre. Vrasësit kanë filluar të kenë një ndjenjë krenarie për atë akt, duke u thënë të vrarëve, sikur: “Ja ku kaluan 14 vjet, dhe e drejta vazhdon të jetë me ne.”

Po ta shohësh edhe sot në portalet e Sali Berishës apo rrjetet sociale të ushtarëve të tij, ekziston një përpjekje për të ironizuar ata që përkujtojnë 21 janarin, si “hipokritë” apo si njerëz që “nuk i mbajtën premtimet.”

Vetë Sali Berisha madje paska thënë se qysh atë natë ka kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjen – një nga ato gënjeshtrat e tij të zakonshme, që përpiqen të zënë vend tek njerëzit që nuk janë shumë të interesuar për çfarë ka ndodhur.

LEXO EDHE:
21 janari/ Meçe në ‘Repolitix’: Krim shtetëror, Berisha dhe Basha vranë qytetarët! Strasburgu i ‘certifikoi’ si kriminelë
E gjithë kjo vjen nga fakti se 21 Janari është një krim i lidhur me mentalitetin politik, më shumë se një krim i ndodhur nga dalja e situatës jashtë kontrollit. Më 21 janar, Sali Berisha urdhëroi vrasjet kur protesta mbaroi, kur protestuesit po shpërndaheshin, dhe kur ai ndihej i poshtëruar prej tyre. Duhet shumë kohë të hidhet dritë mbi atë çast kur ai u ka thënë trupave të Gardës, në tërbim e sipër, “vritini”. Por e sigurt është se, në momente të tilla, një politikan zbulon atë që mban të fshehur brenda vetes.

Të gjitha arsyetimet që ai përpiqet të japë për këto 14 vite – pse vrau – janë vulgare, të tipit “ata kaluan vijën e sigurisë”, “ata thyen rregulloren e bunkerëve,” e broçkulla të tjera.

Nëse qeveria e sotme, ajo e Edi Ramës prej vitit 2013, do të zbatonte argumentet e Berishës për vrasje të protestuesve që sulmojnë ndërtesa qeveritare apo u vënë flakën atyre, do të duhej të ishin vrarë çdo muaj nga 3-4 demokratë, të cilët i vënë flakën godinave, thyejnë dyer dhe xhama të ndërtesave qeveritare dhe depërtojnë në hapësirat e “rregullores” berishiane. Por nuk i kanë vrarë; jo sepse mungojnë rastet, por ngaqë nuk kanë mentalitet vrasësish në pushtet. Po të kishin, mosndëshkimi i krimit të 21 janarit do të ishte një alibi e madhe për ta, për të vrarë pa u hyrë “gjemb në këmbë”.

Sikur të ishte ashtu siç pretendon Sali Berisha, vetë ai nuk do t’i nxiste më njerëzit e vet të futeshin me forcë në dyert e Kryeministrisë apo ministrive, me flakë në dorë e me molotov, sepse do t’i kujtoheshin “rregulloret” që ai vetë thotë se mbrojnë institucionet.

Ç’ia vë vulën gjithë kësaj ligësie, është fakti që Berisha ka zhdukur provat e regjistrimit të Gardës së Republikës atë natë. Ai ka kopjuar të dhënat në një kartë disk të jashtëm, përpara se të dilte në konferencë për shtyp në orën 19:30 të 21 janarit, dhe në mesnatë, ka ndërruar hard-diskun, duke fshirë gjithçka. Dhe për këtë pati hetim ndërkombëtar: e hetoi FBI, e cila e zbuloi këtë skandal. Pas kësaj, Berisha nuk pranoi asnjë hetim dhe asnjë gjykim të çështjes, duke nxjerrë nga burgu edhe komandantin e Gardës – i kapur në flagrancë, jo vetëm si urdhërues, por edhe si manipulues provash, pasi ndërroi tytën e pistoletës pas vrasjeve.

Kështu, të gjithë ata që ndihen “fitimtarë” në çdo 21 janar, me arsyen “ne vramë dhe asgjë s’na ndodhi,” duhet të kuptojnë se kanë fatin e madh që, pas vitit 2013, në pushtet nuk erdhi një qeveri që zbaton “rregullat” e shpikura nga Berisha për vrasje. Sepse tani do ishim duke vendosur lule në varret e tyre. Për fat të mirë, nuk ka ndodhur. Dhe Sali Berisha ka mbetur i vetmi “vrasës” në këtë vend.

Është radha e tij. Për burg!