Sot, pas 14 vitesh, përsëri deklaruat se njerëzit e viktimave të 21 Janarit presin drejtësi, madje në menyrë të dhimbshme, citonit se fëmijët e dëshmorëve po bëhen baballarë, duke pritur që të dashurit e tyre të marrin shpagimin dhe mos të vazhdojnë tu dridhet pllaka e varrit, kur hjeksi dhe vrasësit të tallen me ta .
Thoni se keni bërë një nga betejat epokale dhe historike për drejtësin, por këto do t’i tregoi koha, se sa të tilla janë. Nuk është as epokale e as historike pavarësia pa limit e një strukture të mbushur po me ata njerëz që e kanë shkelur në zverk dikur drejtësinë, e sot presim drejtësi, duke i paguar, sa askush në Shqipëri.
Ju fatmirësisht nuk jeni i verbër, por nuk dalloni dot ngjyrat…, përderisa nuk e ndani dot, emrin e drejtësisë nga përfaqësuesit e saj.
Të quhesh SPAK ose GJKKO, nuk do të thotë se duhet të jesh patjetër etalon i drejtësisë, kur të gjithë ata “ëngjëj” kanë ardhur, nga drejtësia e ferrit.
Kritikat apo akuzat, drejtuar ndaj teje dhe qeverisë që drejton prej 12 vitesh, për mosdhënien ende të drejtësisë për 21 janarin, nuk janë në adresë të gabuar.
Qytetarët shqiptarë, duan drejtësi për një krim shtetëror, pavarësisht se kush janë autorët dhe këtë duhet ta bëni ju, duke marrë rolin e shtetarit dhe jo të namuzqarit kokorosh besnik… se ke premtuar, se kurrë nuk do i komentosh, vendimet e drejtësisë.
Vërtet beson se duhet vazhduar kështu me këta ish punonjës të sistemit të dikurshëm, meqë janë lyer dhe bojatisur e kanë ndërruar dhe emrin, janë heronjtë tanë… kurrë, pa na treguar një rast të vetëm, që kanë bërë drejtësi?!
Vërtet, nuk e kuptoni si SPAK Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe korrupsionit është kthyer si një drejtori auditi e KLSH dhe duhet të quhet…Drejtoria e Mbrojtjes së Tendërhumbsave?
Vertet, nuk e shikoni se gati 30 të zgjedhur vendor, janë masakruar nga këto struktura për gjoja shpërdorim detyre, kur kjo akuzë, nuk hynë as te krimi i organizuar dhe as te korrupsioni.
Pra, SPAK po tall të pasmet me ju dhe me ne, duke përdorur lirinë e pakufizuar nga qeveria juaj, duke bërë një krim tjetër… duke na ngrënë miliona, për të bërë show jashtë funksionit, për të cilin u krijua.
Rruga e re e drejtësisë, me këta ushtarë të vjetër, zotëri nuk mund të thuash se “mund të ketë”…. por ka plot gjëra të kritikueshme, madje nganjëherë edhe të papranueshme.
Askush nuk i’u ndalon t’i jepni Çezarit atë që është e Çezarit, por këto janë të gjithë Brutt, që kanë marrë mbrojtjen tuaj, për ti ngulur thikën pas shpine shtetit të së drejtës dhe shtetarëve, të kësaj qeverie.
Qëndrimi juaj, për të mos bërë komente për raste konkrete edhe kur mund të mos jeni dakord fare, bie era tradhëti, ndaj atyre që i’u kanë votuar, duke shpresuar, se do bënit shtetarin dhe jo komentuesin, sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!
Jam dakord me ju kur thoni: Mos bërja drejtësi ka poshtëruar, jo vetëm familjet e dëshmorëve të 21 janarit, por një popull të tërë që do drejtësi për 21 janarin dhe meriton drejtësi për 21 janarin, sepse drejtësia për 21 janarin është një drejtësi, jo thjesht për një ngjarje të djeshme, por për Shqipërinë e sotme dhe të nesërmen.
Por, nga kush e kërkon këtë drejtësi? Mos vallë flisni për vetëgjyqësi, sepse drejtësi bën shteti me shtetarët e tij dhe jo pushteti gjyqësor me zagarët e tij, që lejon hjeksin dhe vrasësit të hedhin gurë dhe flakë mbi varret e viktimave, duke u krekosur se nuk kanë kryer asnjë krim, por kanë mbrojtur pushtetin nga “grabitqarët” me duar në xhepa! /Ekskluzive.al