Në fshatin Prokuples, Gornje Kordince (Serbi) mbretëron frika dhe paniku pasi prej tre muajsh aty vdiqën pesë persona, emri i të cilëve fillonte me shkronjën “S”, bën me dije gazeta serbe “Kurir”.
“Së pari vdiq Stanojlo, pastaj Slobodani. Pas tyre Stojani, e para dhjetë ditësh edhe Sveta. Kaq mjaftoi që në fshat të fillonin tregimet se po vdesin meshkujt emri i të cilëve fillon me shkronjën S dhe ata emra u quajtën të mallkuar. Pastaj të martën e kësaj jave vdiq edhe Stole… Dhe tani në këtë fshat ka filluar frika nga vdekja e të gjallëve që emrat u fillojnë me këtë shkronjë”,- shkruan “Kurir”.
“Nuk vjen vdekja për shkak të emrit, por për shkak të tensionit. Fshati na është zbrazur dhe fëmijët nuk duan të jetojnë më këtu e neve jetojmë me frikën se po na vjen vdekja. Dikur emrat me shkronjën S ishin në modë ndaj dhe çdo i dyti quhej Slobodan, Stanojlo, Stole…”, thotë një 84 vjeçar.
Fshtarët janë aq të frikësuar sa kanë nisur të mendojnë të ndryshojnë edhe emrat. Një banor i quajtur Slavisha ka deklaruar për “Kurir” se me shumë gjasa do ta ndryshonte emrin.
“Do ta ndryshoj emrin, kurrë s’ më ka pëlqyer”, ka thënë