osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Bllokohen sms dhe telefonatat promocionale! Ngrihet regjistri që “mbledh” kompanitë dhe qytetarët

Bllokohen sms dhe telefonatat promocionale! Ngrihet regjistri që “mbledh” kompanitë dhe qytetarët

Mesazhet, telefonatat dhe e-mailet promocionale të kompanive në vend që ofrojnë shërbime të ndryshme dhe apo që shesin produkte, kundrejt qytetarëve, pa dhënë aprovimin e tyre, janë kthyer në një shqetësim serioz për këta të fundit, sa i takon keqpërdorimit të të dhënave personale, të cilat i kanë dhënë për një arsye specifike. Së fundmi ky marketing bëhet edhe përmes aplikacioneve të ndryshme të komunikimit, siç janë Ëhatsapp, viber, telegram, etj.

Gjithashtu këto komunikime përdoren gjerësisht edhe gjatë fushatave zgjedhore nga subjekte politike dhe qytetarë të ndryshëm. Për rrjedhojë, është rritur edhe numri i ankesave nga qytetarët pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mbi këtë çështje.

Për të adresuar këtë shqetësim, por edhe për t’i paraprirë fushatës zgjedhore, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hedhur për konsultim projektligjin :Për krijimin e Regjistrit të Komunikimeve Tregtare të Pakërkuara”, i cili identifikon pikërisht, disa elementë të rëndësishëm që çojnë në zgjidhjen e kësaj problematike, nëpërmjet krijimit të regjistrit të komunikimeve tregtarë të pa kërkuara.

Por si do të funksionojë ky regjistër?

Regjistri është një mjet i krijuar me ligj i cili bën të mundur që të ndërveprojë administratori i tij (Zyra e Komisionerit), me ofruesit e shërbimit të cilët në kuptim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, trajtohen si kontrollues.

Në këtë Regjistër, do të identifikohet çdo ofrues shërbimi i cili ushtron aktivitet promocional në veprimtarinë e punës së tij, dhe nga ana tjetër të gjithë personat, të cilët me pëlqimin e tyre, nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e komunikimeve tregtare të pa kërkuara në rastet kur njoftohen për oferta të ndryshme promocionale apo informacione të tjera.

Në këtë kontekst, çdo ofrues shërbimi, përpara se të përdorë të dhënat e marra nga regjistra publik për ushtrimin e aktivitetit promocional, detyrohet të aksesojë Regjistrin me qëllim konsultimin e listës së personave të cilët kanë dhënë pëlqimin e tyre për të mos pranuar komunikime tregtare të pa kërkuara.

Subjekti tregtar që kryen telefonata apo çdo mënyrë tjetër komunikimi me qëllime tregtimi dhe reklamimi, është i detyruar: të paguajë tarifën për regjistrimin fillestar në Regjistër; të paguajë tarifën për akses në Regjistër; të aksesojë Regjistrin përpara se të realizojë komunikime tregtar ndaj personave; pas aksesit në Regjistër, të heqë nga lista për kontaktim të gjithë numrat e personave të cilët janë regjistruar në Regjistrin e Komunikimeve Tregtare të pa Kërkuara. Ndërsa qytetarët regjistrohen falas në këtë regjistër.

Drafti, parashikon kundërvajtjet administrative dhe sanksione në rast mosrespektimi të këtij ligji.