osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të arrestuarit tregojnë pronarët e 3.4 milionë eurove, mohojnë dijeninë e tyre mbi ngarkesën në makina

Të arrestuarit tregojnë pronarët e 3.4 milionë eurove, mohojnë dijeninë e tyre mbi ngarkesën në makina

Katër personat e arrestuar nga policia, si të përfshirë në kalimin nga Belgjika drejt Shqipërisë të 3.4 milionë eurove kanë mohuar të kenë pasur pjesë në këtë shumë parash. Ata mësohet të kenë pohuar se paratë nuk janë të tyret. Por shoferi i trajlerit që transportonte makinat, si dhe pronari Edi Lika, kanë pohuar se paratë ishin të kushërinjve Elvis e Alfred Vladi. Ky i fundit njihet edhe me emrin Ramiz Vladi, të cilin mësohet se e ka ndërruar në Gjendjen Civile disa vite më parë. Pavarësisht se kanë pranuar se 3.4 milionët e eurove janë të dy kushërinjve të shpallur në kërkim, 4 të arrestuarit nuk kanë pranuar të japin detaje mbi vendin dhe kohën e futjes së parave në dy makinat ku u gjetën ato, gjatë kontrollit të policisë në Durrës. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se të arrestuarit kanë njohje me njëri-tjetrin dhe dyshohet se dhe ato kanë pasur dijeni për paratë e sekuestruara. Sipas hetuesve ka dyshime se, Alfred Vladi ka njohje me Edi Canin dhe Alban Mollaymerit, që të dy ata me biznese në fushën e automjeteve dhe të transportit. Edhe Alfred Vladi rezulton të administrojë një biznes për dhënien e automjeteve me qira, selia e të cilës gjendet në Laprakë. Sipas prokurorisë Alban Mollaymeri konsiderohet si personi i cili ka kontraktuar Likën për sjelljen e makinave, ndërsa mësohet se ky biznesmen rezulton të ketë dy nipte për biznesin e tij, që së fundi është zgjeruar në aktivitet. Nga servis në shërbime dhe riparime mjetesh. Ka qenë një bisedë e orëve të para të mëngjesit të ditës së diel, që ka zbuluar Mollaymerin dhe Likën. Ky i fundit i ka thënë se ngarkesa është duke ardhur dhe se ka çuar djalin për të marrë këto makina. Sipas organit të akuzës dyshohet se se miliona eurot e sekuestruara në Durrës buronin nga aktivitetet kriminale dhe valuta dërgohej kesh në Tiranë, e fshehur në automjete dhe se një veprim i tillë mund të jetë kryer edhe herë të tjera. Policia e shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit është duke vijuar hetimet për të zbuluar më shumë detaje dhe për të mësuar nëse ka persona të tjerë të implikuar apo jo. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se paratë e gjetura në dy “Toyotat mesditën e së dielës është siguruar nga aktivitetet kriminale. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se automjetet janë blerë në Gjermani te koncensionar “Doci”. Ndërkaq sipas grupit hetimor dy makinat e tjera, një “Opel” dhe një “Alfa Romeo” që ishin mbi kamionin “Bizark” bashkë me 7 “Toyota”-t, janë porositur prapë në koncensionarin Doçi por nga dy individë të tjerë që nuk dyshohet të kenë lidhje me trafikun e parave.

Eurot e sekuestruara depozitohen në Bankën e Shqipërisë

Katër personat e arrestuar për sasinë e 3 milion e 470 mije euro, që u bllokua mesditën e së dieles, 24 qershor, në portin e Durresit pritet të dalin në gjykatën e këtij rrethi për tu vlerësuar më masën e sigurisë. Më pas çështja pritet ti kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi ndaj tyre krahas akuzave të referuara nga policia, do ti shtohet edhe akuza e grupit të strukturuar kriminal, që është kompetencë hetimi nga Prokuroria e Krimeve te Rënda. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Burimet thonë se deri tani dyshohet se personat që janë arrestuar por edhe dy kushërinjtë Vladi që janë shpallur në kërkim, kanë vetëm rolin e transportuesit, ndërsa të tjerë persona dyshohet se fshihen pas sasisë së parave. Mësohet se e gjithë vlera e valutës së sekuestruar është dërguar për tu ruajtur në Bankën e Shqipërisë për llogari të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa disa prej kartëmonedhave u është bërë edhe ekspertiza për të evidentuar gjurmët e gishtave dhe nëse në ndonjërën prej tyre ndodhen gjurmët e të arrestuarve. Gjithashtu për ekspertim janë dërguar edhe radio e policisë dhe arma e gjetur në shtëpinë e shoferit 61 vjeçar./ Elvis Myrta