osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kapja e 3.4 mln Eurove në portin e Durrësit, Fatos Klosi tregon arsyet pse nuk i zihet besë Lulzim Bashës

Kapja e 3.4 mln Eurove në portin e Durrësit, Fatos Klosi tregon arsyet pse nuk i zihet besë Lulzim Bashës

Kapja e 3.4 milionë Eurove në portin e Durrësit ka sjellë një klimë të tensionuar politike. Por për ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi nuk mund t’u besohet akuzave të hedhura nga Partia Demokratike. Në një intervistë për gazetën ‘’SOT’’ ai thotë se duke u bazuar edhe te skandalet e mëparshme që ka publikuar PD-ja, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një histori e stisur.

“Nuk i komentoj dot sepse nuk dimë akoma asgjë. Ne dimë që janë arrestuar ata që konsiderohen si përgjegjës për këtë kalim ilegal valute dhe PD e dinte që përpara, tani akuzojnë Ballën. Ta shohim një gjë të tillë. Balla pretendon se do t’i hedhë në gjyq, d.m.th është një gjë që po zhvillohet. Më duket e parakohshme që të rrimë dhe të japim mend. Duhet pritur të shohim se kush ka të drejtë dhe kush gënjen. Por duhet theksuar se nga çfarë kemi parë deri tani, unë nuk i besoj Bashës, absolutisht që nuk i besoj”, deklaroi ish-kreu i SHISH.

Rrjedhja e informacionit

Fatos Klosi komentoi dje për ”SOT” edhe faktin që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kishte dijeni për paratë në makinë para se të kryhej operacioni policor. Ai u shpreh se një gjë e tillë tregon që ka patur rrjedhje informacioni nga Shërbimit Informativ Shtetëror. “Ka pasur një rrjedhje informacioni. Unë dëgjova që PD e ka marrë informacionin përmes Shërbimit Informativ dhe nuk çuditem për këtë gjë.

Është një informacion që kalon nëpër shumë duar dhe sigurisht që edhe del”, tha ai. Nga ana tjetër, Fatos Klosi e konsideroi këtë rrjedhje informacioni si diçka të rrezikshme për operacionet e policisë. Sipas tij, të tilla të dhëna nuk duhet të përdoren për të bërë politikë, aq më tepër para se të kenë vepruar agjencitë shtetërore.

“Por për mua të dalë në shtyp para se të bëjë një aksion policia e quaj të dëmshme. Është shumë e gabuar që të ngutesh dhe ta përdorësh informacionin për kauzë politike ndërkohë që akoma nuk është bërë aksioni. Çdo gjë mund të bëhet nga mbrapa, por jo përpara, përpara është e gabuar. Tani a është gabim apo është bërë edhe për ta sabotuar operacionin, ashtu siç ka zëra, unë nuk di ta them”, u shpreh Fatos Klosi.