Një projekt i pagëzuar si “Lëkurësi” që parashikon ndërtimin e hoteleve turistike dhe vilave rezidenciale mori statusin e investimit strategjik në nëntor të vitit të shkuar.
Në të njëjtën mbledhje Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin edhe për një Zonë Teknologjike dhe të Zhvillimit Ekonomik (TEDA) në Xhafzotaj si dhe shtyu afatin e statusit për një tjetër subjekt që po ndërton mes Palasës dhe Drimadhesit.
Por çfarë përfaqësojnë në fakt projektet e strategjikëve të rinj sipas të dhënave të raportuara në vendimet që ka marrë Komiteti?
LEXO EDHE:
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: Influenca më e madhe, koalicioni me PD, bazuar në realitetet lokale
Projekti 447 milionë euro në Lëkurs
Projekti “Lëkurës” i cili ka për aplikant subjektet TDT & Partners sh.p.k dhe TECHNO-ALB sh.p.k, në pronësi të vëllezërve Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi, parashikon realizimin e një kompleksi të madh turistik, i cili shtrihej ZK 8642, në një gjurmë me sipërfaqe prej 67,9 ha në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë. Projekti parashikonte realizimin e zonave të hotelerisë, zonave rezidenciale dhe shërbimeve të ndryshme.
Faza e Parë e projektit parashikon ndërtimin dy hoteleve me 5*, një zone rezidenciale dhe një zone komerciale me sipërfaqe totale prej 15,1 ha. Projekti në pjesën më të madhe të tij përfshin komponentë që i përkasin sektorit së turizmit, si hotel, vilat në funksion të hotelit, ambiente shërbimi, bare e restorante, si dhe shërbime të tjera relaksi e rekreacioni.
“Subjektet kanë ndarë projektin me faza dhe për fazën e parë projekti është pajisur me Leje Zhvillimi me vendimin e KKT nr. 23 datë 09.07.2024, “Resort multifunksional, banim hotel dhe shërbime”, faza 1, me vendndodhje në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k, dhe me Leje Ndërtimi me vendimin e KKT nr. 05, datë 04.10.2024, “Resort multifunksional, banim hotel dhe shërbime” faza VENDINR. _, DATË_._.2016 “Resort multifunksional, banim hotel dhe shërbime” faza 1, me vendndodhje në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
Faza e Parë e projektit parashikon ndërtimin dy hoteleve me 5*, një zone rezidenciale dhe një zone komerciale me sipërfaqe totale prej 15, 1 ha. Projekti në pjesën më të madhe të tij përfshin komponentë që i përkasin sektorit së turizmit, si hotel, vilat në funksion të hotelit, ambiente shërbimi, bare e restorante, si dhe shërbime të tjera relaksi e rekreacioni”, thuhet në vendim.
Vlera e investimit për projektin e plotë të propozuar parashikohet të jetë 447.1 milionë Euro dhe numri i të punësuarve parashikohet të jetë 150 punonjës. Për fazën e parë të projektit subjektet kanë vendosur në dispozicion dokumentacionin e marrëveshjes me pronarët për zhvillimin e projektit në një truall privat me sipërfaqe 15.1 ha.
“Vlera e investimit për projektin e plotë të propozuar parashikohet të jetë 447,100, 000 Euro (katërqind e dyzet e shtatë milion e njëqind mijë) Euro dhe numri i të punësuarve parashikohet të jetë 150 (njëqind e pesëdhjetë) punonjës”, thuhet në vendim.
“Subjektet për fazën e parë të projektit, e cila shtrihet në pronë private me sipërfaqe 15,1 ha, kanë vënë në dispozicion të Sekretariatit Teknik dokumentacionin e përditësuar të marrëveshjeve me pronarët e pasurive të paluajtshme pronë private, të cilat preken nga investimi potencial”, thuhet në vendim.
Tashmë firmat kanë publikuar në faqet online ndërkombëtare dhe kanë nxjerrë në shitje vilat e zonës rezidenciale, ku një ndërtesë 150 metra katrorë kushton 618 mijë dollarë. Në reklamën që kompania i bën thuhet se kompleksi nndodhët në vijën bregdetare, në shpatin e kodrës së Lëkurësit, Sarandë, përballë ishullit të Korfuzit dhe zonës së Butrintit. Projekti arkitektonik është realizuar nga arkitekti i njohur spanjoll Ricardo Bofill.