Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg, përkatësisht themelues të SpaceX, Amazon dhe Meta, do të jenë të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump. Presidenti i zgjedhur i SHBA merr zyrtarisht detyrën në 20 janar. Ai dhe administrata e tij do të nisin kështu për herë të dytë pas atij të 2016-2020.
Rikthimi i Donald Trump duke fituar zgjedhjet e 5 nëntorit 2024 ishte sensancional dhe i paimagjinueshëm.
Mediat amerikane raportojnë se tre miliarderët më të mëdhenj do të jenë pjesë e ceremonisë.
“NBC News” shton se ata do të kenë një vend të spikatur gjatë inaugurimit të Trump. Ata do të ulen në platformë së bashku me kandidatët e përzgjedhur nga Trump për të formuar kabinetin e tij.