osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bushati: Bastin e humbën të poshtrit dhe spekulantët! Caktimi i datës së fillimit të negociatave prak e përdorur edhe për Serbinë dhe Malin e Zi

Bushati: Bastin e humbën të poshtrit dhe spekulantët! Caktimi i datës së fillimit të negociatave prak e përdorur edhe për Serbinë dhe Malin e Zi

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përshëndet vendimin e Bashkimit Europian për shtyrjen e procesit të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në për në qershor të 2019-ës.

Duke parë anën pozitive të vendimit të sotëm, që është drita jeshile për çeljen e negociatave edhe pse duke u shtyrë me një vit dhe vetëm në rast se deri atëherë do të plotësohen kushtet e vendosura nga BE, Bushati shprehet se afati kohor është praktikë e njohur, e përcaktruar më parë edhe për Serbinë e Malin e Zi.

Kryediplomati shqiptar sulmoi opozitën dhe Lulzim Bashën duke i akuzuar për spekulime dashakeqe për negociatat.

Pjesë nga deklarata e Bushatit:

Franca, Holanda dhe Danimarka bllokuan sot nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Këshilli pak minuta më parë, ose e thënë më shkoqur, ministrat vendosën t’i përgjigjen pozitivisht rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Këshilli gjithashtu  kërkoi KE-së që të fillojë pa humbur kohë procesin përgatitor, duke qenë se ka skicuar qartë rrugën e anëtarësimit. Gjithashtu ka përcaktuar një afat kohor, qershorin e 2019-ës për anëtarësimin. Natyrisht kjo është një praktikë e njohur për BE-në që edhe për rastin e Serbisë edhe për rastin e Malit të Zi ka përcaktuar një afat kohor.

Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn është shprehur shumë qartë sot. Tanimë Shipëria është në rrugën e pakthyeshme të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kjo dëshmoi një gjë të cilën kemi kohë që e themi dhe jemi dëshmitarë. Kursi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria është një kurs impresionues që do të duhe të vazhdojë edhe në vijim.

Ne do të ulemi menjëherë në tryezë për të diskutuar mbi plotësimin e këtyre detyrimeve. 72 orët e fundit kanë qenë orë të vështira, ku na është dashur të komunikojmë me të gjitha nivelet vendimmarëse. Me këtë rast në emër të qeverisë shqiptare dua të shpreh një falenderim shumë të madh për KE, Mohgerinin, Hahn, Juncker, të cilët në bashkëpunim me të gjitha organet e BE, me ekspertët dhe delegacionin, punuan dhe ia arritëm ditës që të kemi pas 9 vitesh, të parin rekomandim të pakushtëzuar për anëtarësim në BE.

Për fat të keq, këto ditë një pjesë e mirë e politikës shqiptare, e medias kishin vendosur 28 qershorin si ditën e bastit apo larjes së hesapeve me qeverinë dhe Edi Ramën a thua se procesi i integrimit ka lidhje me fatin e një qeverie. Ky është një proces që ka lidhje me fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më vjen mirë që basti i këtyre spekulantëve nuk i përmbush sot. Sot nuk është një ditë e gëzuar vetëm për qeverinë, por është një ditë e gëzuar për gjithë popullin shqiptar. Shpresoj që askush pavarësisht bastit të gabuar që kish vënë nuk duhet të ndihet i përjashtuar.

Dua të falenderoj edhe të gjitha vendet anëtare që e mbajtën çështjen e zgjerimit në axhendën e BE-së. Vende që skicuan rrugën e pakthyeshme të negociatave pavarësisht vështirësive dhe debateve të brendshme ku është përfshirë Europa.

Në lidhje me ato që konsiderohen kushte, mund të them që reforma në drejtësi dhe vetingu janë të njohura, ato kanë qenë të konceptuara sipas BE dhe tani është BE që e merr këtë reformë si shembull dhe pret prova më të forta.

Ka pasur disa spekulime dashakeqe, duke e filluar me Lulzim Bashën, që doli dhe tha se Bundestagu ka vendosur kushte shtesë për Shqipërinë dhe jo për Maqedoninë. Më pas u tha që Gjermania ka vendosur kushte dhe është kundër..