Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha po kalon momente të mira me klubin e tij, Dinamo Zagreb. Për momentin kroatët janë në fazën përgatitore të pjesës së mbetur të sezonit, teksa kanë ndryshuar trajnerin duke i besuar stolin një kampioni bote si Fabio Cannavaro.
Pikërisht italiani po i jep minuta Arbër Hoxhës, djaloshit të sulmit që ka shënuar dy gola në kaq miqësore. Para pak ditësh ai e ndali sferën në rrjetën e Shakhtar Donetsk, ndërsa këtë të diel ka ndëshkuar polakët e Lech Poznan.
Në minutën e 34, Hoxha mori një pasim dhe nga brenda zonës nuk fali me të majtën. Një gol pak a shumë “fotokopje” si ai kundër ukrainasve.
Video: