osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rama: Vëllai im s’ka kërkuar dhe nuk ka marrë asnjë favor nga qeveria! As ime shoqe që është bërë tabelë e qitjes kriminale të sajesave të katranit të madh

Rama: Vëllai im s’ka kërkuar dhe nuk ka marrë asnjë favor nga qeveria! As ime shoqe që është bërë tabelë e qitjes kriminale të sajesave të katranit të madh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklarimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), se i vëllai, Olsi Rama nuk ka lidhje me dosjen “Xibraka”.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama deklaroi se i vëllai, por edhe bashkëshortja dhe vajza e tyre, nuk kanë kërkuar dhe marrë asnjë favor.

“Im vëlla është në punën e tij, pa asnjë lidhje me punën time. Kurrë, asnjëherë, i përfshirë në ndonjë angazhim tjetër në kohën e qeverisjes sime, përveç drejtimit të klubit të futbollit “Partizani”.

Madje u bënë s’di sa vjet, që ai klub kërkon të marrë nga ministria e mbrojtjes disa karakatina, ngjitur me stadiumin e ri që pronari i klubit ka ndërtuar me fondet e veta.

Për vite nuk kanë arritur ta marrin edhe pse duhet ta kishin marrë me kohë sipas meje, sepse kurrë, asnjëherë, vëllai im as nuk ka kërkuar, as nuk ka marrë prej influencës sime asnjë lloj favori, ndërsa unë vetë e kam marrë vesh këtë shumë më vonë, një kërkesë tejet legjitime.

Ironia e fatit në këtë rast, e do ama, që fjala “Klubi Partizani”, të jetë sot edhe një pasqyrë e qartë e dy botëve që më ndajnë qysh nga dita një, mua me kundërshtarët e mi, ku mund të shihet si drita e diellit dallimi i botëkuptimeve për shtetin, pushtetin dhe zyrën, ku unë jam thjesht roja i radhës, ndërsa pronari është populli shqiptar që m’i ka dhënë çelësat e saj në mirëbesimin më të madh.

Nuk ka kërkuar dhe marrë asnjë favor kurrë, për asgjë, nga qeveria ose shteti, as ime shoqe, e cila është bërë tabelë më vete e qitjes kriminale të soj-soj sajesave të katranit të madh dhe katranëve të tij të vegjël, ndërkohë që të vetmen lidhje pune me shtetin e ka pasur kur drejtonte një agjenci shtetërore, bash në kohën e qeverisë së parë të Partisë Demokratike në vitet ’90.

Më tej, prej vitit 1998, ka punuar me zyrën e saj të konsulencës, vetëm për organizatat ndërkombëtare.Gjithnjë larg shtetit e zyrave të shtetit dhe shumë larg çdo konflikti interesi apo përfshirjeje në çfarëdo aktiviteti financiar, jashtë zyrës dhe profesionit të saj, po prapëseprapë e tërhequr herë pas here, me pahirin e dhunës politike, në kanalet e katranëve të llumit mediatik.

Kurrë, asnjëherë, nuk ka marrë asnjë mbështetje të asnjë forme nga shteti, as vajza jonë po ashtu, e cila ka jetën e saj, familjen e punën e saj, si dizajner. Por edhe ajo e ka gjetur veten në ato kanale, me akuza e me shpifje të neveritshme.

11 gjyqe i kam fituar vetëm unë deri tani me katranin e madh dhe katranët e vegjël të “babit”. 7 të tjera janë në radhë, përfshirë edhe gjyqi më i freskët me Gazmend Bardhin për këtë poshtërsinë e radhës, ku ky klloun i dalluar i cirkut politik të sharjeshpifjeve, do të duhet të provojë para gjykatësve se si ja kam fshehur unë drejtësisë tim vëlla dhe si kam promovuar pastaj në karrierë dy prokurorët që kanë bashkëpunuar me mua në këtë krim”, tha Rama.