osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Kujtojmë 79 vjetorin e shpalljes së Republikës

Kujtojmë 79 vjetorin e shpalljes së Republikës

Nga Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Sot në Shqipëri nuk kanë ndonjë ditë përkujtimore apo festë, nuk ka emër rrugë, sheshi, institucioni, shkolle etj., për nder të Republikës, si dikurë në ‘diktaturë’ apo ashtu siç gjenden kudo në vendet republikane nëpër botë. Në kohën e Republikës së parë, një rrugë kryesore quhej rruga “Republika”, në kohën e Republikës së dytë, një kinema quhej kinema “Republika”, madje kishte edhe një festë për ditëshpalljen e Republikës më 11 janar. Këtë datë e mbanin disa shkolla dhe emërtime rrugësh në Shqipëri.

Sot vetëm në qytetin e bukur të Pogradecit gjendet një rrugë me emrin “Rruga 11 janari”, ndërsa në të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë u hoq 11 janari dhe kjo ditë nuk përmendet më. Kështu përgjatë Republikës së tretë nuk ka asgjë përkujtimore dhe Shqipëria edhe pse është republikë, nuk ka një datë të tillë përkujtimore.

Pas çlirimit të vendit më 29 nëntor 1944, shtrohej detyra e ngritjes së organeve legjislative dhe ekzekutive të shtetit, që kishin një rëndësi të veçantë. Këto do të ishin organet më të rëndësishme të sistemit politik që po vendosej në Shqipëri. Organizimi i tyre ishte bërë që në luftë, por ato ishin të përkohshme. Mbledhja e Dytë e KANÇ, e zhvilluar më 22 tetor 1944, vendosi një qeveri, e cila pas çlirimit, siç kishte deklaruar, se “procesi i krijimit të organeve të pushtetit, përmes zgjedhjes nga populli do të bëhej realitet”. Kongresi I i Frontit Nacionalçlirimtar u zhvillua në gusht 1945 dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese, si organin përfaqësues e ligjvënës në vend, kurse në shtator 1945 u mblodh Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, që miratoi ligjet për Asamblene Kushtetuese, zgjedhjet e përfaqësuesve dhe listat elektorale.

Ligji për zgjedhjen e Asamblese Kushtetuese u jepte të drejtën kandidatëve nga Frontit, si dhe parti e grupime që ishin e mund të krijoheshin. Gjergj Kokoshi e quajti ligjin antidemokratik, sepse në vend nuk kishte parti politike, veç Partisë Komuniste. Koha ishte e shkurtës deri në zgjedhje dhe kërkoi shtyrjen e tyre. Anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, i kërkuan Kokoshit të sqaronte, por ai nuk dha shpjegime dhe u largua nga Këshilli e nga Fronti. Gjergj Kokoshi kërkoi një opozitë jashtë Frontit, mirëpo personalitete me qëndrime opozitare, që vepronin brenda Frontit, nuk e pasuan. Ky grup ishte i mendimit që të vinin kandidaturat si përfaqësues të Frontit, sepse, kishin mbeshtetje dhe shanset ishin të fitonin në zgjedhje. Pas zgjedhjeve të dilnin e të vepronin si grup opozitar në gjirin e Frontit, organit legjislativ të shtetit, ku përfaqësuesi kryesor i tij ishte Shefqet Beja, nënkryetar i Frontit Demokratik.

Më 2 dhjetor 1945 u bënë zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, ku mori pjesë mbi 90 për qind e zgjedhësve dhe rreth 93 për qind e tyre votuan për kandidatët e Frontit. Nga zgjedhje dolën 82 përfaqësues të popullit, ku shumica përbëhej nga komunistë, por kishte dhe deputet pa parti, ku 7-8 prej tyre dolën grup opozitar. Kryesia e KANÇ më 17 dhjetor 1945 vendosi të thërriste mbledhjen e Asamblesë që do zgjidhte dy detyra: të përcaktonte formën e regjimit të Shteti Shqiptar dhe miratimin e Statutin Themeltar (Kushtetuten).

Më 10 janar 1946 Asambleja filloi punimet. Në punimet e saj morën pjesë edhe përfaqësuesit e SHBA, Anglisë dhe BS, etj., si dhe mjaft gazetarë dhe agjensi të huaja që ndodheshin në Shqipëri. Hysni Kapo në emër të grupit të deputetëve të Vlorës dhe i mbështetur nga populli shqiptar kërkoi shpalljen e Shqipërisë, Republikë. Më 11 janar 1946 Asambleja e shpalli Shqipërinë Republike Popullore dhe i dha fund monarkisë. Ky akt shënoi fundin e monarkisë dhe fillon historia e Republikës së re shqiptare. Më 12 janar 1946 u zgjodh Presidiumi i Asamblesë, me kryetar dr. Omer Nishani, deputet pa parti, personalitet i njohur i Lëvizjes Demokratike dhe i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Asambleja Kushtetuese, duke shprehur vullnetin e popullit, e shpalli njëzëri Shqipërinë Republikë Popullore dhe zgjodhi qeverinë e re me kryeministër Enver Hoxha.

Qeveria me kryeministër Enver Hoxha më 24 janar paraqiti për shqyrtim Asamblese Kushtetuese projektin e Statutit Themeltar. Projektin e Kushtetutës, të hartuar nga qeveria dhe nga Fronti u dha për diskutim në popull. Diskutimi zgjati dy muaj. Mendimet dhe propozimet e bëra nga masat popullore ishin një kontribut i çmueshëm në forcimin e përmbajtjes së Kushtetutes. Me 14 mars 1946 Asambleja e miratoi Kushtetutën dhe Asamblenë e kthyen në Kuvend Popullor. Kjo i hapte rrugën zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit mbi baza të reja demokratike e socialiste.

Kushtetuta e re demokratike sanksiononte fitoret historike të arritura dhe shprehte ndryshimet që kishin ndodhur në rendin politik dhe ekonomik të vendit pas vendosjes së pushtetit popullor. Ajo pasqyronte procesin e filluar të zhvillimit të vendit në rrugën e socializmit dhe hapte perspektiva për shndërrime të reja ekonomiko-shoqërore. Kushtetuta përcaktonte parimin themelor të ndërtimit dhe të veprimtarisë së pushtetit popullor: pushteti buron nga populli dhe i takon popullit. Në Statutin Themeltar (Kushtetuta) u sanksionuan parimet e organizimit politik, shoqëror dhe ekonomik në Republikën Popullore të Shqipërisë. Organizimi shtetëror dhe uniteti i pushtetit ishte parimi bazë, ku të gjitha organet shtetërore krijoheshin dhe vareshin nga Kuvendi Popullor. Kuvendi Popullir shpallej si përfaqësues i sovranitetit të popullit.

Kushtetuta shpallte parimin për mjetet kryesore të prodhimit shoqëror që përbëheshin nga pasuria e përbashkët e popullit, nga pasuria kooperativiste dhe pasuria private. Sektori privat i nënshtrohej kontrollit të shtetit. Mbrojtje e interesave jetësore të popullit dhe për të ngritur shkallën e mirëqenies së tij, shteti ngarkohej të drejtonte jetën dhe zhvillimin ekonomik me një plan të përgjithshëm. Plotësimi i tij, shteti e mbështeste në pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të masave punonjëse. Prona shoqërore, sektorët socialistë të ekonomisë shtetëror dhe kooperativist ishin themel i rendit shoqëror-ekonomik. Për zhvillimin e ekonomisë dhe forcimin e saj, Kushtetuta përcaktonte të drejtën e shtetit për të kufizuar e shpronësuar pronën private, për interesin e përgjithshëm shoqëror.

Kjo shërbente si bazë ku shtetëzoheshin degë të ekonomisë ose ndërmarrje ekonomike të veçanta dhe nuk lejohej krijimi i monopoleve, i trusteve dhe i karteleve kapitaliste. Kushtetuta e quante punën nder e detyrë të përgjithshme dhe shpallte parimin që çdo qytetar ka të drejtë të shpërblehet sipas punës dhe aftësisë. Në Kushtetutë fiksohej parimi për zgjedhje të lira, votim i drejtpërdrejtë, i përgjithshëm, i barabartë dhe i fshehtë. Kushtetuta u jepte të drejtë zgjedhësve të revokonin përfaqësuesit e tyre në organet e ndryshme të pushtetit, garantonte lirinë e mbledhjeve, të organizimit, të fjalës e të besimit dhe kushtet e nevojshme për ruajtjen dhe zbatimin e tyre.

Me pranimin e Kushtetutës u krye procesi i organizimit politik të rendit të demokracisë popullore si shtet i diktaturës së proletariatit. Përveç përmbajtjes së saj të përgjithshme diktatura e proletariatit në RP të Shqipërisë kishte edhe disa tipare të veçanta. Këto tipare ishin: pushteti popullor lindi në luftë për çlirimin kombëtar pas shkatërrimit nga themelet të makinës shtetërore të pushtuesve dhe të klasave reaksionare të vendit. Si bazë politike e diktaturës së proletariatit u bënë këshillat popullore, vazhduese të drejtpërdrejta të këshillave nacionalçlirimtarë. Aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë, si parimi më i lartë i diktaturës së proletariatit, u mishërua në Frontin Demokratik. Që në fillim të vendosjes së pushtetit popullor në krye të tij ishte një parti, Partia Komuniste.

Kushtetuta, njihnte pavarësia e sistemit gjyqësor, ajo njihte dhe garantonte pronën private dhe iniciativën private. Në Kushtetutë shpalleshin të drejtat dhe liritë e shtetasve. Në bazë të Kushtetutës, atyre u njiheshin të drejtat themelore, siç ishte e drejta e punës, e pronës, e votës dhe e fjalës së lirë, e shtypit dhe e organizimit etj. Kushtetuta e vitit 1946 përmbante një sërë parimesh demokratike për kohën.

Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori ndodhi më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të punimeve të Kongresit të Lushnjës. Atë ditë, Asambleja Kushtetuese me deputetët që kishin mbetur pas shtypjes së revolucionit të Qershorit, u mblodh në Tiranë, më 21 janar 1925, ku shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare me president, Ahmet Zogun, i cili kishte fuqi të tilla, që shndërroi Republikën Parlamentare në Republikë Presidenciale.

Herën e dytë, Shqipëria u shpall Republikë Popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në Republikë Popullore Socialiste në vitin 1976. Hera e tretë që u shpall Republikë më 29 prill 1991. Qytetarët e Shqipërisë tanimë jetojmë në republikën e tretë.