Një ndër drejtuesit e komapnisë së njohur ajrore, “Ryanair”, Jason McGunness, ka kritikuar hapur cilësinë e shërbimebe në aeroportin e Beogradit, “Nilola Tesla” duke shtuar se pjesë e problemit është koncesionari francez, “VINCI” që sipas tij, nuk do të dijë për gjendjen aktuale.
“Mos lejoni koncesionarët e huaj të menaxhojnë aeroportet tuaja sepse atyre u intereson vetëm fitimi. Nuk duan të dinë për zhvillimin e aeroportit, biznesin apo krijimin e vendeve të punës”, citohet McGuinness.
Ai ka njoftuar se kompania ku ai bën pjesë nuk do të mbulojë më Beogradin nisur edhe nga kostot shumë të mëdha. VINCI mori me koncesion 25 vjeçar aeroportin e Beogradit në vitin 2018.