osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përgjimi i Sigurimit: Çfarë thanë “armiqtë” Ngjela, Lubonja, Ziçishti e Fiqerete Shehu për vdekjen e Enverit?!

Përgjimi i Sigurimit: Çfarë thanë “armiqtë” Ngjela, Lubonja, Ziçishti e Fiqerete Shehu për vdekjen e Enverit?!

Dokumente të shumta të Sigurimit të Shtetit pasqyrojnë mënyrën se si u prit vdekja e diktatorit në burgjet komuniste, por edhe jashtë tyre, atje ku ishin ata që quheshin “armiq të popullit”. Sigurimi i Shtetit ka përgjuar në çdo kënd të vendit, për të kuptuar se si po komentohej vdekja e Enver Hoxhës.

Përgjimi është kryer nëpër burgje, atje ku gjendeshin “armiqtë” e dalë nga radhët e partisë, ndër të cilët Todi Lubonja, Kiço Ngjela, Llambi Ziçishti e të tjerë.

U përgjuan gjithashtu, e veja e Mehmet Shehut dhe ajo e Kadri Hazbiut bashkë me familjarët e tyre e të tjerë “armiqve të popullit”. Më poshtë botohet teksti i gjetur në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Burrel, 13 prill 1985

agim-mero-dhe-todi-lubonja-300x264I dënuari Abaz Fejzo: Na la në burg. Na erdhi hakut të tërëve dhe na la në burg

I dënuari Rrahman Përllaku: Edhe Enverit obeziteti ja solli diabetin. Kur vishte rroba ushtarake si …  gjatë luftës e ka mbajtur trupin shumë mirë. Komunikata thotë për varrosje, se për ballsamosje nuk do të vihej në komunikatë. Do ta varrosin e ballsamosin pastaj

I dënuari Gjok Margjoni: …ec more, se kush është tuj ça kryet për të.

Qafë Bari Pukë, 14 prill 1985

Disa të dënuar në repartin nr.311 thanë:

Tani kaq e pati kjo histori, do të dalim nga burgu, asnjë vit nuk e mbushim. Kjo pritej prej vitesh, këta do të hanë kokën e njëri-tjetrit, tani prit nga dita në ditë të vijnë jugosllavët, ata këtë rast kanë pritur. Do të kemi ngjarje të jashtëzakonshme tani e tutje…

E patë? I madhi mbaroi, mbaruan edhe këta.  Lum ai që nuk i ka bërë kujt keq e mjerë ai që i ka bërë keq të tjerëve, se do i paguajë të gjitha. Forca e madhe dhe orteku i madh u përmbys…

Iku dhe mori fund diktatura e proletariatit…

Deri në fund të vitit do të dalim dhe nuk do të ketë burgje politike

Burrel, më 25 prill 1985

Mihallaq Ziçishti: Ç’është kjo hata  që na gjeti? Erdhi e papritur fare, edhe unë nuk orientohesha dot. Udhëheqës që të ketë bërë kaq vepra nuk ka në asnjë vend!

Kiço Ngjela: Po Fiqiretja ka bërë letër? Ata që donin ta vrisnin!

Bardhyl Belishova: Po kjo gatishmëri tani edhe mbas varrimit?!

Batër  më 25 prill 1985

Avdyl Banushi: Ja edhe ai vdiq, veç vra e pre, mori në qafë dynjanë… Ç’e do, ka vdek një njeri, është puna tek klika komuniste, ajo do shuar… për ne është fitore, se e ka mbajtur 40 vjet në frena popullin tonë. Gjithë mineralet ja ka shitur shteteve të tjera, që të bëhej mirë me ta dhe të bënte politikën e tij
shehu-fiqerete-233x300Tiranë 6 maj 1985

Fiqrete Shehu: Gjithmonë kam menduar se do t’i kalonte të 90-tat. Kisha ndërmend t’i shkruaja një letër Atij, se atje e kisha shpresën, ndërsa tani të gjitha m’u prenë. Në qoftë se do t’i kisha shkruar  udhëheqësit kryesor të Partisë,  isha e bindur se, jo për veten time, por për djemtë e mi diçka do të bënte.

Tiranë, 13 prill 1985

Llazar Lubonja, me banim në Tiranë, i vëllai i armikut Todi Lubonja, më datë 10/4/1985 është shprehur: …Vdiq një i madh, vdiq i madhi, këtë ma thotë telepatia ime, ai mori fund.

Aristidh Duri, me banim në Tiranë, jashtë përpunimit, më datën 11/4/1985, ka thënë: …Do të vija në shtëpi për të sjellë lajmin e gëzuar për vdekjen e udhëheqësit. Si mendon a do të kemi ndonjë ndryshim të gjendjes? …aman të shpëtojmë, ishallah të ketë ndryshime, se kjo situatë nuk durohet

Skënder Ymeri, me banim në Tiranë, në përpunim 2/A për tendencë arratisje, më 11/4/1985 ka thënë: …Sot kemi festë, doli fjala ime se ai vdiq, shyqyr që shpëtuam

3Maksim Mano, me banim në Tiranë në përpunim 2/A për tendencë arratisje, më datën 11/4/1985 ka thënë: …Vdiq udhëheqësi kryesor i partisë, por interesant është pse nuk bëhet pushim?

Liri Kupi, me banim në Sektorin Gradisht të rrethit të Lushnjes, e shoqja e Fatbardh Abaz Kupit, është shprehur: …Hë mo, se plak ishte ai, e sa deshët që të rronte?

Fiqiri Belishova (vëllai i armikes Liri Belishova) duke biseduar me gruan e tij, kur ajo e pyeti për vdekjen e udhëheqësit:

– A e more vesh?

– Po, ju përgjigj ajo dhe nuk bëri asnjë bisedë tjetër. Televizorin nuk e hapën, ndërkohë vajza e tyre këndonte.

Kurbnesh, 6 maj 1985

Elena Azbiu, (vajza e armikut Kadri Azbiu), ditën që vdiq udhëheqësi kryesor i partisë shtirej sikur qante me zë në banesën e saj.

Rrëshen 6 maj 1985

Drita dhe Gjergji Gjergo (vajza dhe dhëndri i armikut Beqir Balluku), ditën që vdiq udhëheqësi kryesor i partisë, bënin xhiro në qytet, qeshnin dhe i binin krahëve të njëri-tjetrit…

Një tjetër dokument pasqyron atë çfarë thanë diplomatët e huaj kur Enver Hoxha ishte i sëmurë.