osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

VIDEO/ Mediu diskrediton Berishën për marrëveshjen me Ramën: Mbyllja e listave për deputetë u kërkua nga PD

VIDEO/ Mediu diskrediton Berishën për marrëveshjen me Ramën: Mbyllja e listave për deputetë u kërkua nga PD

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një intervistë për “A2 CNN” është shprehur se mbyllja e listave që u miratua bashkë me PS, ishte propozim i Partisë Demokratike, ndryshe nga sa u deklarua nga Berisha dhe të tijët.

Mediu tha se ai ishte për propozimin e Damian Gjiknurit, pasi sipas tij kishte më tepër mundësi për të bërë garë, por zgjedhja për këtë kod zgjedhor ishte e PD.

“Unë kam qenë për sistemin me garë të hapur. Biles që të jem i sinqertë kam qenë më tepër në favor të asaj që propozoi zoti Gjiknuri, sesa të kësaj sot.

Sepse kishte më tepër mundësi për të bërë garë si ata që ishin tek pjesa e parë e listës dhe ata që ishin tek pjesa e fundit e listës. Zgjedhja ishte e Partisë Demokratike për këtë kod zgjedhor” – u shpreh Mediu.

Kujtojmë se në 26 korrik të vitit zë shkuar, PD e drejtuar nga Berisha në bashkëpunim me PS, pasi asgjësuan Komisionin e Reformës Zgjedhore, vendosën që të mbyllin sërish listat për deputetë.

Kështu 1/3 e listës do të jetë e mbyllur dhe deputetët do të zgjidhen nga kryetari i partisë, ndërsa kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët.

https://twitter.com/i/status/1877324180808433961