Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma sapo ka mbërritur në Shqipëri. Verma përmes një postimi në ‘X’ ka njoftuar mbërritjen në Tiranë ndërsa shkruan se sapo ka zbritur në Shqipërinë e bukur. Ai thekson se është i ngazëllyer për të punuar për forcimin e demokracisë dhe sigurisë.
“Sapo zbrita në Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, shkruan Verma.