Eurodeputetët, në një letër dërguar Bashkimit Evropian kanë kërkuar të zbatohet liberalizimi i vizave për Kosovën.
Lëvizja më e fundit është e një grupi eurodeputetësh në krye të të cilëve janë ata që kanë prej vitesh lidhje direkte raportimi për vendet e rajonit si Tanja Fajon, Knut Flecknestein, Eduard Kukan dhe Monica Macovei. Tek kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka mbërritur një letër e hapur drejtuar krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian.
Ata theksojnë se popujt e Ballkanit kanë nevojë për një shenjë të qartë që BE mbështet përpjekjet e tyre për ndërtimin e shtetit modern me institucione të pavarura, ekonomi të zhvilluar dhe shoqëri solidare. Ata nënvizojnë rrezikun e ndikimit mbi Ballkanin Perëndimor të rajoneve të tjera dhe diçka që sipas tyre nuk duhet të ndodhë.
Ndër të tjera ata u kanë kërkuar liderëve evropianë që të zbatohet liberalizimi i vizave me Kosovën.
Nënshkruesit e kësaj letre të hapur theksojnë se Evropa nuk dihet t’i zhgënjejë vendet e Ballkanit Perëndimor.