Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka dhënë lajmin, se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të hapen, brenda vitit 2019.
Në një status të fundit në Twitter, Hahn shkruan, se në mbledhjen e datës 29 qershor, pritet të miratohet rezoluta për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Sipas deklaratës së Hahn, bie qëndrimi i Francës dhe Holandës për shtyrje pa afat të datës së negociatave, që do të përcaktohet këtë të premte, më 29 Qershor.
Mirëpo, ky lajm i gëzuar për shqiptarët nuk u prit aspak mirë nga sekti i antishqiptarëve të SHQUP-it, ku me një status, kryetari i sektit Sali Berisha, u shpreh i pikëlluar se:
Refuzohet ne Luksemburg hapja e negociatave me Shqiperine ne vitin 2019!
Te dashur miq, Franca, Hollanda, Danimarka hodhen poshte propozimin per hapjen ne qershor te vitit 2019 te negociatave me Shqiperine. Mbledhja e Ministrave te Jashtem te BE kaloi ne nje pike tjeter te rendit te dites per te shqyrtuar mbasdite edhe propozimin gjerman te 10 kushteve dhe pa date per hapjen e negociatave me Shqiperine! sb/Ekskluzive.al