osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

E dhimbshme: “Kaçurrelat e tu”, kënga për dashurinë e humbur u krijua në ditët e fundit të jetës së tij… vdiq në burgun komunist

E dhimbshme: “Kaçurrelat e tu”, kënga për dashurinë e humbur u krijua në ditët e fundit të jetës së tij… vdiq në burgun komunist

Fati tragjik i kompozitorit shkodran Gac Çuni dhe disa vargje dhimbjeje të Arshi Pipës: Gac, o shok i vuejtjes, nxânsi im i lashtë; mâ s’ta gjegja zanin, mâ nuk t’ndesha jashtë! N’imshtën e Burrelit vorrin ku ta banë;Kur ushton gjethnaja, Gac ti ndoshta fshân?;Fshâj nji kangë lirije qi t’u mbyll n’krahanuer!

Disa tinguj të lehtë, me një melodi melankolike, nisin të thyejnë ngadalë heshtjen nëpër qelitë e burgut të Burrelit, një natë pranvere të vitit 1956.
Ishte zëri i Gac Çunit, djali shkodran që po jetonte ditët e fundit të jetës së tij, në qelinë e burgut të Burrelit.

Kënga nisi të ngjallë shpirtrat e burgosur të atyre njerëzve, që po vuanin pa faj nëpër qelitë e atij burgu.

Kënga e fundit, melodia e fundit e djalit të ri.

I kushtohej dashurisë së tij të humbur, vajzës shkodrane me kaçurrela, që kishte mbetur imazh i largët për zemrën e djalit të burgosur.
Kaçurrelat e vajzës së bukur që kishte qenë dashuria e tij platonike, që do të mbetej në mendjen dhe zemrën e tij, si një hije që endej nëpër rrugicat e bukura të qytetit, atje ku Gaci kishte jetuar ato pak vite rinie, i lirë.

Unë pa ty jam i vetëm….
Unë pa ty jam i tretun….
Gjithmonë kam me të kujtu…
Skam me te harru moj kaçurrele
Kaçurelat e tu…

Përmes vuajtjeve që i sillte tuberkulozi, kur villte gjak e rënkonte papushim nga dhimbja, ai kompozoi aty nëpër qeli, këngën për dashurinë e humbur “Kaçurrelat e tu”.
E këndoi menjëherë, duke e ndarë me bashkëvuajtësit e tij brengën për dashurinë e tij të humbur.

Ai ishte mësues dhe kompozitor i talentuar i brezit të tij. Gac Çuni lindi në vitin 1926, në Shkodër. Kreu Seminarin Jezuit dhe Liceun e Shtetit në Shkodër.
Pas diplomimit, punoi si mësues në Bajzë të Kastratit, ku dhe u arrestua me akuzën se kishte takuar të vëllanë e arratisur dhe se kishte komunikuar dhe ndihmuar dajën e tij, që ishte asokohe i arratisur si antikomunist, në malet e Dukagjinit.

Akuzohej gjithashtu, se kishte pasur lidhje me një klerik patriot, si Pader Çiril Cani, kur ai ishte me shërbim në Koplik, atje ku Gaci kishte qenë mësues.
Në akuzën e sigurimit të shtetit, thuhej se Gac Çuni nuk e kishte dashur komunizmin… Se i kishte shkruar një letër dajës së tij në malet e Dukagjinit dhe e kishte ndihmuar atë, me ushqim e rroba për të mbijetuar nëpë ato male.

Arshi Pipa kishte qenë mësues i tij, por edhe bashkëvuajtës, nëpër kampet e burgjet komuniste.

Gac Çuni dha shpirt në burgun e Burrelit, përmes dhimbjes së papërshkrueshme nga sëmundja e rëndë e tuberkulozit, për të cilën autoritetet e burgut, ndaluan ndihmën mjekësore.

Dha shpirt, ashtu i drobitur nga sëmundja e rëndë, larg familjes e shoqërisë, larg “kaçurrelave të saj”.
Kur vdiq Gac Çuni, mësuesi dhe bashkëvuajtësi i tij Arshi Pipa, shkroi:

«Elegji për Gac Çunin».

Vdiq edhe nji tjetër! Qanje shokë, të ngratin!
Banja t’madhe gjamën! Vdiq tue sosë afatin!
Si, pat hjekë e vuejtun, mbasi shumë qe rrekë
Tue luftue me morden! Vdiq: e lanë me vdekë!
Shtrydhë e shterrun forcash djerreve t’Bedenit,
fill andej përplasun brrakave t’liqenit;
ra e u’mek djaloshi… Vinte i imët kah shtati,
s’ishte për tê kazma, s’ishte për tê shati
Se ktij qielli i fali çka s’i dha secilit:
frymën e muzikës, zanin e bilbilit.
Oh sa herë ndër muzgjet e robnis ai zâ
Zemrën qi lëngonte balçëm ai ju bâ
Dridhej nën zâ letas, mallshëm, melodija,
tash ndër kangë shkodrane, tash n’Ave Maria.
Prante zhurma e dhomës, që të gjithë veshtojshin
Tretun ndër kujtime t’ambla qi ato zgjojshin…
Gac, o shok i vuejtjes, nxânsi im i lashtë,
mâ s’ta gjegja zanin, mâ nuk t’ndesha jashtë!
N’imshtën e Burrelit vorrin ku ta banë
Kur ushton gjethnaja, Gac ti ndoshta fshân?
Fshâj nji kangë lirije qi t’u mbyll n’krahanuer!
nji jetë artisti qi pa fryt u-buer!
Fshâj e përmbas teje le t’ankojë shoqnija
qe na njofti vlerën, mbarë t’ankojë rinija!

Shënim: Informacioni është marrë në artikullin me titull: Requiem për Gac Çunin, botuar nga: adiandradia.com, me autor Pjetër Pepa./Kujto.al