Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi sot se po diskutohet mundësia shtyrjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë për në verën e vitit tjetër për shkak të kundërshtive të tre vendeve. Ai tha se janë dy grupe vendesh, pjesa më e madhe që janë pro dhe 3 vende, Danimarka Holanda dhe Franca që thonë se duhet të shohin procesin.
Janë dy grupe vendesh, një që është më i madhi, 25 vende, mbështet të hapë negociatat në samitin e 2019 dhe 3 vende, Danimarka Holanda dhe Franca që thonë se duhet të shohin procesin, procesin evropian, stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit në Evropën Juglindore. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë BE. E di që disa vende frikësohen nga populizmi, po nuk mund të luftojmë populizmin me hapa pas. Disa vende kërkojnë integrim të thelluar dhe pastaj zgjerimin, dhe kanë të drejtë, po u tregova një histori që e di mirë se çfarë ndodhi në vitet ‘90. Eksperienca jonë është se mund të bëjmë në të njëjtën kohë të dy proceset dhe është më e mirë për Evropën