Sali Berisha siguroj shqiptarët se me 11 maj, PD do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit
Ai ka shprehur bindjen se në 11 maj PD sëbashku me partitë opozitare, do të fitojnë zgjedhjet.
Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se falë mosbindjes civile, opozita ka arritur të mbrojë votën e shqiptarëve me 3 rezoluta ndërkombëtare.
Berisha gjithashtu përshëndeti pjesëmarrësit në protestë dhe garantoi demonstruesit e burgosur se autorët e dhunimit dhe arrestimit të tyre do të marrin ndëshkimin e merituar.
“Vetëm falë mosbindjes civile ne e rikthyem flamurin e PD.
Vetëm falë mosbindjes civile është arritur të mbrojmë votën e shqiptarëve me tre rezoluta ndërkombëtare që kanë dënuar narkoqeverinë e Tiranës, veçanërisht rezoluta e fundit e IDU, organizatë që kryesohet nga Partia Republikane që vjen në pushtet në SHBA më 20 janar të vitit që vjen.
Në këtë listë të sukseseve, së shpejti do realizojmë qeverinë teknike si një sukses i radhës i opozitës shqiptare dhe si një dëshmi e radhës për papagajtë e qeverisë dhe opozitarët e opozitarëve, se ato që duken të pamundura për ta, PD i bën plotësisht të mundshme.
Po kështu duhet të siguroj shqiptarët se PD në këtë përpjekje, me 11 maj do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës në Shqipëri.
Dua të falënderoj edhe njëherë ata dhjetëra mijëra qytetarë që morën pjesë në mosbindjen civile më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe në kushtet më të veçanta.
Dua të përshëndes përsëri të arrestuarit tanë në qelitë e diktaturës dhe t’i garantoj se autorët e burgosjes së tyre, e keqtrajtimit, do marrin të gjithë ndëshkimin e merituar ligjor”, tha ai.
Tani të presim 12 majin!